E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpi të integruara për të sëmurët mendorë

Ata që vuajnë nga probleme të mëdha të shëndetit mendor, depresivët dhe të stresuarit duhet të trajtohen në qëndra komunitare ose në shtëpi të interguar. Mjekët psikiatër thonë se një shtëpi komunitare për këta persona do t`i ndihmonte të riaftësoheshin më shpejt se çmund të ndodhte në spitalin psikatrik. Bluzat e bardha shpjegojnë se në këto shtëpi të vogël, pacientët do ta gjenin veten në një ambjent më familjarë dhe do të bëhen më komunikues me njëri tjetrin.
 

Mjekja psikatër Valentina Asabella tha se ekzistojnë disa kritere për të përcaktuar shkallën shëndetësore të pacientit dhe nëse ky i fundit duhet të shtrohet në psikiatri apo të marrin dozat e trajtimit nga mjekët e qëndrave komunitare.
 

Nga ana e saj Ministria e Shëndetësisë ka përgatur pas 16 vjetësh një projekligj për shëndetin mendor. Sipas këtij projekligji, ata që vuajnë nga shëndeti mendor do të mund të trajtohen në shtëpitë e integruara, do të ruhet kofidencialiteti dhe trajtimi i pavullnetshëm i këyre personave, për herë të parë do vlerësohet me vendim gjykatë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›