E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i bashkisë, tentativë për të mbuluar vjedhjen e 20 për qindëshit

Bashkia e Tiranës përcolli dje një reagim eunuk lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, për përfshirje në afera korruptive të kryetarit të saj, Edi Rama. Zëdhënësi i bashkisë Florion Serjani, krahas citimit që i bëri traktatit të Edi Ramës për të hedhur poshtë akuzat e deputetes Vokshi, për kompaninë “Vision Construction”, nuk pranoi të komentojë për asnjë rast ryshfetin apo korrupsionin e kryebashkiakut përmes 20 për qindëshit të çdo kompanie investuese që fiton lejen e ndërtimit për të zhvilluar zonën prioritare. Veprim ky i frymëzuar ethshëm nga Rama dhe bashkëpunëtorët në Bashki, ndonëse në asnjë paragraf të ligjit nuk parashikohet shpërblimi i 20 për qindëshit për ndërtimin e një zone të caktuar. Ky standard i aplikuar dhe vënë në jetë që me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, është kthyer tashmë në një prej aferave më të mëdha në botë që një kryetar Bashkie demonstron ndaj investitorëve, biznesit dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama mbetet shembulli më negativ i drejtimin administrativ të një njësie vendore, apo i ekzistencës së njeriut në një pozitë pushtetare dhe keqpërdorimin i tij për interesa të ngushta meskine dhe kryerjen e shërbesave të turpshme ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë. Deputetja e Partisë Demokratike publikoi edhe dje gjatë një konference të posaçme për shtyp, dokumente, ku vërtetohej se në kompaninë e përfaqësuar nga administratori Tartari, “Vizion Construction shpk”, 20 për qind të aksioneve të saj i ka Dritan Avllaj, i njohur si sekseri i Edi Ramës. Përfshirja e Lepurit në këtë kompani ka qenë e detyruar për shkak të lidhjeve të tij miqësore me Edi Ramën dhe akuza direkte ndaj tij është ajo e përfitimit të vlerës prej 100 milionë euro që kanë pasur 20 për qind të aksioneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›