E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritëro Agolli “bekon” dyshen Rama-Meta: Edhe lumenjtë bashkohen

TIRANE - Konventa e PS-së u hap dje, me një përshëndetje të emblemës së socialistëve, atij që është cilësuar "Patriarku" i PS-së, Dritëro Agolli. Në pamundësi fizike për të marrë pjesë në Konventë, Agolli shprehet në mesazh se: "Ju dërgoj përshëndetjet e mia, duke ju uruar dhe duke e bekuar bashkimin historik të së majtës socialiste, LSI-së, socialdemokratët e të gjithë progresistët, për një fitore të madhe në zgjedhjet e 23 qershorit".

"Bashkimi është fuqi dhe shpresë. Edhe lumenjtë bashkohen, madje edhe detet. Një njeri i vetëm ka në fillim iluzione, pastaj bashkohet me një komunitet, shoqatë apo parti. Kur ndahet nga shokët, kujton se do të bëjë vezën e patës, por ulet dhe bën vezën e rabeckës", shkruante në mesazh Agolli. Të bashkuar në fitore, dhe pas fitores, më pak fjalë, më shumë punë dhe më shumë ekonomi. Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, por edhe shumë i bindur se këtë radhë e gjithë opozita e bashkuar do të realizojë fitoren e madhe e të shumëpritur, për të kryer rotacionin e nevojshëm, si rruga më e mirë për të ecur në hapa të sigurt drejt integrimit europian të Shqipërisë e të shqiptarëve", mbylli letrën Dritëroi.

(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Konventa e PS, Rama: Në 23 qershor mbyllet me votë plebishitare kapitulli i rrënimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›