Gruaja e Fiqiriut: Nazimja e donte tim shoq, nuk e vrau ajo. Babai i vajzës: Ai e rrëmbeu
TIRANE - Përballje në gjyq mes babait të Nazime Vishës dhe gruas së Fiqiri Muçës. Për herë të parë, në një seancë jo të zakonshme në emisionin "E Diela Shqiptare" në Tv Klan, u vunë përballë tyre Beqir Visha, babai i Nazimes dhe Mynyre Muça, gruaja e Fiqiriut, të cilët për afro një orë dhanë versionin e tyre se si ka ndodhur ngjarja në 13 gusht. Për Mynyre Muçën, Nazimja ka ikur me dëshirë me Fiqiriun dhe se donte të martohej me të. "I tha në telefon, 'lëre Mynyren dhe martohemi bashkë, se pres fëmijën tënd'". Nga ana tjetër, babai i Nazimes, e cila ndodhet pas hekurave të burgut, nuk e pranon një gjë të tillë, duke pohuar se "të gjitha sms-të janë të falsifikuara dhe se tek fotot është marrë koka ime dhe është zëvendësuar me ato të Fiqiriut". Në fund të debatit, babai i 18-vjeçares premtoi se nuk do ta shqetësonte familjen dhe fëmijët e Fiqiri Muçës.
Si është bërë njohja mes dy familjeve?
Mynyre Muça: Fejuam gocën e Fiqiriut me kunatin tim. Çdo fragment e ka ditur e ëma e Nazimes. Ka qenë një ditë feste. Nuk ka ardhur, se s'e linte goca e këtij, se i thoshte "hajde shpirt, hajde zemër".
Beqir Visha: Unë fëmijën e kisha të fejuar.
Mynyrja: Nuk ta donte burrin tjetër.
Beqiri: I bëra miq për qejf, më dolën miq me dhunë. E kisha të fejuar vajzën, çfarë i detyroi këta që ma morën vajzën?!
Ju nuk keni pasur asnjëherë dijeni për atë që i kishte ndodhur Nazimes?
Beqiri: Nuk kam pasur dijeni fare, ne kemi pasur miqësi. Për 12 ditë rresht e pyeta kur humbi Nazimja dhe më tha që, "po doli fëmija tënde tek unë, më vrit". Ka arritur ta çojë fëmijën në treg të zi. Analizoje veten tënde si unë, nuk kam fjetur në shpi për 12 ditë.
Si është e mundur që, prokuroria ka nxjerrë një raport ku thuhet se vajza juaj ka ikur me dëshirë me Fiqiriun?
Beqiri: Këto janë gënjeshtra, sepse ajo nuk ka qenë shtatzënë. Pasi është kthyer nga policia e Burrelit, ku nuk kanë bërë asgjë, se ka pasur një kushëri në polici, kam shkuar tek Policia e Tiranës. Kur ka ardhur vajza në Komisariatin nr.4, m'u hodh në qafë dhe më është hedhur në krahë. Ai e ka marrë për ta trafikuar vajzën time.
Si ka mundësi që Nazimja ka thënë që ka ikur me dëshirë?
Beqiri: E kanë detyruar, se po të ishte shtatzënë, nuk do vinte me mua. Ishte bërë 15 kg, se kishte qëndruar rrugëve.
Mynyrja: I kam kap telefonin për duarsh burrit tim dhe i kam kap lloj-lloj sms. Nazimja e ka marrë në telefon burrin tim dhe i ka thënë që, "çoje Mynyren tek shtëpia e prindërve dhe martohemi bashkë, se mbaj në bark fëmijën tënd". Nuk ishte trafik, kishin ikur për muaj mjalti.
Si ka mundësi që, kur ju e dinit për marrëdhënien e tij, e pranuat sërish?
Mynyrja: Ai burrë, për 4 vjet nuk ka festuar një ditë feste me fëmijët e tij. E pranova, sepse e donin fëmijët e tij. Ajo e dinte që ka pasur fëmijë dhe kalamaj, kur nëna i ka gjet vetë dhe i ka thënë që, "lëre atë punë se janë budallallëqe".
Si ka mundësi që ju nuk e keni ditur, sepse juve jetoni në fshatra të izoluar, ku është e pamundur që të mos merren vesh gjërat?
Beqiri: Asnjëherë në botë. Po të kishte marrëdhënie, në polici nuk vinte pas meje, por shkonte pas burrit. Po të ishte vajza ime ashtu, nuk pranonte të fejohej. Mesazhet këta i dublojnë vetë. Fotot janë të falsifikuara. Koka ime është vënë në vend të asaj të Fiqiriut.
Mynyrja: Kanë qenë 3 sms të Fiqiriut dhe 250 sms të Nazimes. I kam lexuar unë.
Si ka mundësi që Nazimja ka arritur ta përdorë aq mirë automatikun?
Beqiri: Fiqiriu i ka gjet nr. burrit të Nazimes, me të cilin do martohej, dhe i ka bërë presion:" Ti nuk do e marrësh atë, sepse do e marr unë që ta trafikoj".
Ma vërtetoni juve sot se Fiqiriu ka përdhunuar vajzën tuaj?
Beqiri: Këta kanë pasur tre nr. tel. Këtë nuk mund të ta përcaktoj. Kjo punë ka ardhur vetëm nga presioni që i ka bërë të fejuarit të Nazimes.
Pse e larguat fëmijën tuaj?
Mynyrja: Ai e ka larguar se do e vriste nga turpi.
Beqiri: Vajzën time nuk e vras, se ka shkuar ai e ka marrë vajzën time, jo vajza ime tek ai.
Mynyrja: E ka vrarë gjyshja, jo Nazimja. Pse të rrijë në burg ajo?! Le të thotë të vërtetën se e ka vrarë gjyshja. Ka që në 12 maj që iku me Nazimen. Unë nuk kam fjet gjumë, ajo ka ik me dëshirë. Unë e pranova sërish Fiqiriun për fëmijët. Kam një vit që jetoj me frikë, se nuk fle më e qetë. Kam frikë se mos më vrasë fëmijët.
Pse nuk u bë dasma në 10 gusht?
Beqiri: Se e ka marrë dhëndrin Fiqiriu dhe i ka thënë që "ti nuk e gëzon dot Nazimen".
Mynyrja: Kur vinte Fiqiriu në shpi, ajo m'i binte telefonit me numër privat për të më ngatërruar mua me burrin tim.
Beqiri: Nuk e ka shansin kush në Shqipëri që të bëjë tregti me fëmijët e mi. Unë nuk kam për t'u bërë gjë fëmijëve të saj, për arsye se i kam rrit fëmijët vetë me halle.
Beqiri: Falënderoj vajzën time që e bëri këtë vrasje. Se vuri nderin në vendin e vet. Vajza ime nuk ka qenë e lidhur me atë, se vajza ime ndryshe nuk do fejohej. Sms-të kanë qenë në gjuhë matjanshe, jo të Shqipërisë së Mesme. I ka bërë vetë Fiqiriu sms-të. Do e çoj deri në gjyq të Hagës këtë punë.
Natën që Fiqiriu iku për në Krrabë?
Mynyrja: Më tha se do ikte për kamionin, se kishte një defekt, e morën në telefon. Kam kontaktuar edhe një herë në orën 9 e gjysmë dhe mbas asaj ore ia derdhën zorrët në Krrabë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)