E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne prokurori si i pandehur, jo si deshmitar

PS ka reaguar ndaj paraqitjes se Lulzim Bashes ne cilesine e ish-ministrit te Transporteve ne prokurori, duke deklaruar se nje veprim i tille eshte i pavlefshem per sa kohe Basha nuk ka hequr imunitetin e tij. "Zoti Basha eshte nen akuze penale per abuzime me ane te detyres kur ka qene minister i Transporteve. Perderisa mazhoranca nuk i ka hequr imunitetin, kjo eshte nje pengese serioze per te hetuar akuzen”, ka deklaruar juristi i PS, Ylli Manjani. Nderkohe qe, nenkryetari i Grupit parlamentar te PS, Erion Brace, ka paraqitur nje sere dokumentesh, qe, sipas tij, do te sherbejne si piste e dyte ndaj hetimeve per rrugen Rreshen-Kalimash. "Keto dokumente, une do t'i ve ne dispozicion te prokurorise si piste e dyte e hetimeve. Gjithashtu, ato do t'i kalojne komisionit hetimor per koncesionet dhe atij per rrugen Rreshen-Kalimash", ka pohuar Brace. Sipas tij, behet fjale per vendimin e dates 17 dhjetor te vitit 2004, me numer. 846, i ndermarre nga qeveria e atehershme e kryesuar nga Kryeministri Nano. “Ky eshte vendimi origjinal, ne baze te te cilit pastaj eshte kaluar ne Fletoren Zyrtare, i marre nga qeveria pararendese socialiste per fillimin e procedures se ndertimit me koncesion te formes “bot” te rruges Rreshen-Kalimash, pjese e segmentit Durres-Kukes-Morine, ne te cilin thuhet: Fillimin e procedures se ndertimit me koncesion te formes “bot” te rruges Rreshen-Kalimash, pjese e korridorit Durres-Morine, sipas projektit te paraqitur nga shoqeria “Strabah” si propozim i pa kerkuar. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit te jete organi shteteror i autorizuar per te negociuar dhe nenshkruar marreveshjen e koncesionit. Ngarkohet ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit per zbatimin e ketij”, zbardh Brace marreveshjen koncensionare. E cila, sipas tij, nuk do te rendonte buxhetin e shtetit, sic po e rendon tani ndertimi i kesaj rruge me kredi tregtare.

Dosja “Basha”, provat e prokurorise
Pagesa ne favor te konsulentit “Ecorys Group” eshte rritur me 95 mije dollare, duke arritur ne total 275 mije USD.
Prokuroria ka marre vendim sekuestrimi per gjithe dokumentacionin qe lidhet me miratimin e ketyre vendimeve dhe qe ndodhen ne Keshillin e Ministrave. Sekretari i Pergjithshem i Keshilli i Ministrave nuk ka pranuar qe te vere ne dispozicion te hetimit procesverbalet e mbledhjeve te Keshillit te Ministrave.
Perzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” eshte bere ne shkelje te ligjeve dhe akteve nenligjore ne fuqi.
Perzgjedhja e tij ka qene e paracaktuar nga Basha.
Banka Boterore ne deklarimet qe ka bere ne shtyp ka mohuar pjesemarrjen e saj ne keto procedura.
Konsulenti “Ecorys Group” ka qene i percaktuar 20 dite para se te miratohej me VKM dhe me shume se nje muaj para se te lidhej kontrata me te.
Procedurat e miratimit te konsulentit “Ecorys Group” dhe pagesa e parashikuar ne favor te tij jane kundershtuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si te pabazuara ne ligj.
Ministri i Financave i kthen pergjigje z.Basha se procedurat e propozuara per lidhjen e kontrates me konsulentin “Ecorys Group” jane ne kundershtim me ligjin “Per Prokurimin Publik”.
Me iniciativen e Bashes behet shtese pagese per “Ecorys Group”, krejtesisht e pajustifikuar dhe shuma prej 95 mije dollare perben dem per buxhetin e shtetit.
Eshte lidhur kontrata me shoqerine “Bechtel-Enka”, pa pasur projekt dhe volume pune.
Shoqeria konsulente ka pasur konflikt interesi me shoqerine “Bechtel-Enka”, te cilen e ka rekomanduar si fituese.
Kontrata eshte miratuar pa pasur nje projekt perfundimtar te detajuar per zbatim dhe ne kushtet e mungeses se oponences teknike per projektin qe do zbatohet.
Kontrata eshte lidhur pa pasur te percaktuar nje fond limit, ne kundershtim me ligjin “Per prokurimin publik”.
Lidhja e kontrates eshte bere me cmime per njesi te synuara, me vlere te synuar prej 418333986 euro.
Cmimi i synuar i kontrates duhet te ishte 226473494 euro, ose 191860492 euro me pak se cmimi i negociuar dhe parashikuar ne kontraten e miratuar.
Rezulton e pajustifikuar nje shume prej 191860492 euro, e cila perben dem per buxhetin e shtetit.
Vetem per dy segmente te rruges, kemi nje rritje totale te vleres fillestare te synuar te kontrates ne shumen rreth 229 milione euro (647 milione euro – 418 milione euro)
Si rezultat i aplikimit te cmimeve te pabazuara, kemi nje rritje te pajustifikuar prej 84,7% te vleres fillestare te kontrates.
Rritja prej 229 milione euro e vleres fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84,7% te saj te pajustifikuar.
Demi i shkaktuar shkon ne shifrat rreth 385 milione euro (191 milione + 194 milione) vetem per dy segmente te kesaj rruge.
Kontrata eshte lidhur dhe ka filluar te zbatohet pa pasur nje supervizor per mbikeqyrjen e punimeve.
Ne procedurat e ndjekura konstatohen dhe shkelje te tjera ligjore, qe kane te bejne me mungesen e lejes mjedisore, mungesen e lejes gjeologjike etj.
Mungesa e projektit dhe mundesia per ndryshimin e vazhdueshem te tij, mungesa e supervizorit, mundesia e ndryshimit te cmimeve per njesi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vleres se pergjithshme te kontrates dhe shkeljet e tjera te percaktuara me siper, i japin mundesi shoqerise “Bechtel Inc.-Enka” qe te kerkoje dhe marre shuma parash te pakontrolluara nga shteti shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›