E Diel, 1 Nëntor 2026

Frenohet rritja e cmimeve, inflacioni i nentorit, 3,5%

Blerina Hoxha
Rritja e cmimeve ka vijuar edhe per muajin nentor, por me ritme me te uleta se ne tre muajt paraardhes. Niveli i pergjithshem i cmimeve arriti gjate muajit qe shkoi 3,5 per qind, ndersa ne fund te tetorit ky tregues ishte 4,2 per qind. Megjithese me nje ulje te lehte kete muaj, parashikimet per tendencen e pergjithshme te cmimeve lajmerojne rritje. Ulja e lehte gjate nentorit i dedikohet nje rritjeje me pak agresive te cmimeve te ushqimeve, artikujt e te cilave u rriten vetem 0,2 per qind, nderkohe qe pijet alkoolike dhe duhani shenuan ulje prej 0,1 per qind. Cmimet e lendeve djegese dhe energjise edhe gjate muajit nentor kane qene te njejta me tetorin, por ka pasur nje rritje te cmimit te biletave me 3,2 per qind, si rezultat i rritjes se cmimit te karburantit. Per shkak te rritjes se cmimeve me shume se parashikimet dhe kercenimet per rritje te metejshme e kane detyruar Banken e Shqiperise qe ne harkun kohor te nje viti te rrise kater here cmimin e lekut, duke e cuar nga 5,25% ne 6,25%. E tashme qe fenomeni i rritjes se cmimeve eshte bere evident, institucionet e financave jane perfshire ne debat. Sipas nje studimi, qe ka bere Ministria e Financave, shifra qe Instituti i Statistikes publikon per treguesin e pergjithshem te nivelit te cmimeve (inflacionin) nuk eshte e sakte. Sipas studimit te Financave, inflacioni i nentorit duhet te ishte 1 per qind me i ulet se shifra 3,5 per qind, qe ka shpallur INSTAT, per shkak se shporta e mallrave, qe matet inflacioni, eshte realizuar ne vitin 2000, ndersa rrogat e shqiptareve qe nga ky vit jane dyfishuar, cka do te thote qe edhe shpenzimet kane ndryshuar. Shporta aktuale e konsumit mbi bazen e te ciles vleresohet inflacioni eshte ndertuar mbi anketen e buxhetit te familjeve qe INSTAT ka realizuar ne vitin 2000. Dhe nga kjo ankete u vleresua se, ushqimet perbejne mesatarisht 42,6% te shpenzimeve te konsumatorit shqiptar. Por, te ardhurat mesatare te shqiptareve qe nga ajo periudhe e deri me sot thuajse jane dyfishuar e kjo logjikisht na ben te mendojme se, edhe pjesa e shpenzimeve qe konsumatoret shqiptare bejne per ushqime duhet te jete me e paket.
E nderkohe qe institucionet e financave jane perfshire ne nje loje shifrash ne lidhje me treguesin e pergjithshem te cmimeve, kostoja reale e jeteses se qytetareve eshte renduar. Buka po kushton me shume, ushqimet dhe produktet energjetike gjithashtu. Cmimet e ndertesave vazhdojne te rriten. Biletat e transportit jane rritur nga cmimi i naftes. INSTAT eshte duke analizuar edhe njehere shporten e mallrave dhe pritet qe te shpalle rezultatet e reja ne tremujorin e pare te vitit 2008.

Rritja e cmimeve, tatimet nisin kontrollin
Ministria e Financave ka paralajmeruar masa te forta ndeshkuese per tregtaret qe rritin ne menyre spekulative cmimet e produkteve ushqimore per fundviti. Zv/ministri i Financave, Florjan Mima, ne nje takim me punonjesit tatimore, kerkoi qe te forcohet kontrolli ndaj cdo subjekti, i cili duhet te afishoje cmimet per cdo artikull. “Te gjithe operatoret tregtare do te jene ne vijimesi nen mbikeqyrje dhe se, deklaratat e tyre tatimore do te jene subjekt i vleresimit dhe rivleresimit tatimor, cka do te garantoje qe shteti do te marre pjesen e ndershme e te duhur te tatimit. “Ne, vertet nuk kemi kompetenca te nderhyjme ne lojen e cmimeve te tregut, por kemi autoritetin ligjor per te garantuar qe cdo lek i realizuar, si e ardhur, te pasqyrohet ne deklaratat tatimore e te mblidhet ne buxhetin e shtetit si e hyre publike”, eshte shprehur Mima.
Paralajmerimi i FMN , kujdes me inflacionin
Fondi Monetar Nderkombetar eshte i shqetesuar per rritjen e inflacionit. Shefja e Misionit paralajmeroi dje per efektin zinxhir te rritjes se cmimeve. “Shqetesimi yne kryesor jane efektet e raundit te dyte, me rritjen e kostove te prodhimit do te rriten cmimet ne treg. Njerezit do te paguajne me shume per te blere gjerat e nevojshme dhe si pasoje do te behen me te varfer, ndaj ata do te fillojne te kerkojne rroga me te larta. Ky eshte nje rrezik i madh per Shqiperine, nje vend me inflacion te larte dhe te paqendrueshem i tremb investitoret e huaj. Shqiperia nuk mund t’ia lejoje vetes kete dhe duhet te filloje te shqetesohet shume seriozisht per inflacionin. Inflacioni eshte nje nga treguesit kryesor qe monitorohet nga FMN dhe ne funksion te tij, fondi koordinon te gjithe parametrat e tjere ne marreveshjen qe ka me qeverine shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›