“Sollaku” shtyhet pa afat
Gjykata Kushtetuese shtyn pa afat dhenien e vendimit per dy kerkesat e ish-porokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, kunder hetimit dhe shkarkimit te tij nga detyra. Ne seancen e djeshme, trupa gjykuese degjoi pretendimet e dy paleve dhe te perfaqesuesit te prokurorise, ashtu dhe te Kuvendit pa arritur ne nje vendim. Ndonese ne krah te Sollakut kishte ardhur nje perfaqesues i prokurorise qe tashme drejtohet nga Ina Rama, ai nuk dha sqarime te hollesishme mbi ankesat e bera. Vete ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk ndoqi seancen ku po shqyrtoheshin ankesat e tij. Ne mungese te tij, perfaqesuesi i prokurorise u rezervua vetem te pohoje se ka konflikt kompetencash mes Prokurorise se Pergjithshme dhe Kuvendit per hetimin e ngritur. Pa hyre ne detaje te metejshme per ankesat e bera. “I gjithe shqyrtimi sot eshte kunder objektit te Gjykates Kushtetuese, sepse per Prokurorin e Pergjithshem eshte Presidenti ai qe shprehet. Kerkesa e Sollakut ka nota emocionale, perseritje dhe eshte e interpretuar gabim”, ka reaguar juristi i Kuvendit, Lulzim Lecaj. Sipas tij, hetimi per Sollakun eshte kryer sipas te gjitha procedurave ligjore dhe ne respektim te Kushtetutes. Per keto arsye, Lecaj kerkoi rrezimin e ankimimeve te bera nga ish-kryeprokurorit ne mungese edhe te argumenteve nga ana e organit te akuzes.
R.R