E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet Oliver Kan, shmangu tatimin për rroba luksoze

Ish portieri i kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kan, është dënuar me 125 mijë euro gjobë për shkak se nuk i ka deklaruar rrobat luksoze që i kishte blerë gjatë një udhëtimi në Dubai.

Gjykata e Bavarisë e shpalli fajtor 41 vjeçarin për shkak se nuk i kishte deklaruar rrobat në vlerë prej 6.685 euro kur ishte kthyer në aeroportin e Mynihut nga udhëtimi në Lindjen e Mesme.

Në doganën e aeroportit, Kan kaloi nëpër daljen ku nuk deklarohet asgjë, por taksa për rrobat e Armanit dhe Dolce & Gabbana kapte shumën prej 2.119 euro.

Oliver Kan, ishte kapiten i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane.

Gjatë karierës, ai luajti 557 ndeshje në Bundesligë, si dhe 103 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›