Rama ne Dajt Me 8 maj te lirohemi nga barra e keqqeverisjes

Te lirohemi nga barra e tmerrshme e keqqeverisjes nga rritja e cmimeve si pasoje e saj u tha kryebashkiaku Rama banoreve te Dajtit sot gjate nje takimi ne kete zone te Tiranes.
Vetem nafta ka vajtur 1700 leke. Te gjitha cmimet jane rritur. Shteti nuk e ka mendjen te qytetari por te perfitimet e tij. Ekonomia shqiptare eshte ne rrezik. Kanalet e zeza te kusarise kane marre peng ekonomine tha ai.
Duke i ftuar qytetaret qe me 8 maj te votojne alternativen e integrimit Rama tha se kjo dite eshte nje mundesi per tu hakmarre per padrejtesite papunesine cmimet keqqeverisjen e kusarineme te cilen qytetaret perballen cdo dite.
Ky vend ka potenciale per zhvillim te qendrueshem. Transporti yne i integruar do te preke gjithe territorin. Ne jemi te vetedijshem per te ardhmen dhe e dime se nuk ka pengesa te pakapercyeshme theksoi Rama.
Ne 8 maj nuk eshte dita per tu ndare eshte dita per tu bashkuar. Te bashkohemi per interesat per punesimin shkollimin arsimin cmimet faturat e paperballueshme. I ftoj te papunet te kontribuojne me 8 maj per ta nxjerre te papune Saliun u tha Rama banoreve te Dajtit.