E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ngre tonet: Të ndalojnë pushimet nga puna

bashaKandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në qarkun e Dibrës. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh i vendosur në aksionin politik të PD, për tu përballur me pushimet kolektive nga puna që paralajmëron kryeministri i ardhshëm, Edi Rama. Sipas Bashës deklaratat e Ramës tregojnë mentalitet neo-bllokmeni. Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do ti gjendemi përballë që në orën e parë, tha Basha. Në vijim, kryebashkiaku i Tiranës, renditi disa nga arritjet e tij karrierës së tij politike, ku theksoi se ka përmbushur të gjitha detyrat e përcaktuara nga Partia Demokratike. Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale, në 2005 dhe e fitova. Më ngarkuat qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë me rezultatin historik dhe të paparë më parë, 7 mandate prej Elbasanit dhe në 2011 më ngarkuat përballjen direkte me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë, deklaroi Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›