E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: PD nuk duhet të bëjë aleancë me parti të majta

olldashiKandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, Olldashi tha se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë që vijnë nga kampi kundërshtar, ndërsa shtoi se parlamenti nuk mund të krijojë shumica në bazë të kleringut të deputetëve, pasi kjo nuk është më politikë, por aritmetikë. Përmirësimi i parë që duhet të bëjmë është përcaktimi rigoroz i konturit politik. Kjo do të thotë që pasi u faktua që aleanca me një forcë politike të spektrit të majtë është e pasuksesshme dhe inproduktive, ne duhet të përcaktojmë njëherë e mirë që nuk mundet që Partia Demokratike të bëjë Aleancë me parti të spektrit kundërshtar dhe, as me individë që vijnë nga kampi kundërshtar. Parlamenti nuk mundet të krijojë shumica, në bazë të kleringut të deputetëve. Kjo nuk është më politikë, kjo është aritmetikë. Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë dhe bën koalicione brenda këtij formacioni te saj politike. Partia Demokratike duhet tu rikthehet fort shtyllave ekzistenciale që janë: shtresa e të përndjekurve dhe e pronarëve. Partia Demokratike është një parti që duhet të vijnë të gjithë por pa humbur referencat, tha Olldashi. Në vijim, Sokol Olldashi ritheksoi rolin e Partisë Demokratike si një shtëpi e madhe e opozitës, ndërsa ftoi sërish të gjithë faktorët e djathtë të bëjnë opozitë brenda shtëpisë së demokratëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›