Pse Basha do shërojë PD-në
Doreheqja e Kryetarit historik te demokrateve, Sali Berisha, u hapi rrugen zhvillimeve te reja brenda partise me te madhe opozitare tashme. E njëjta gje u ndje se do te pasohej edhe me doreheqjet e gjithe kryesise se PD dhe njekohesisht edhe kryetareve te grupeve te punes nga e drejta e kandidimit ne struktura te larta te partise. Edhe pse kjo nuk ndodhi me nje akt guximtar te kryesise, eshte e qarte se anëtarësia e PD-se ashtu si edhe qytetaret shqiptare kerkuan ndryshim rrenjesor dhe rrotacion figurash brenda vetes. Perzgjedhja dinjitoze e dy figurave nga brenda PD-se per garen e kreut te ri te partise deshmoi seriozitet dhe proces pozitiv. Por ndersa tashme fituesi eshte zgjedhur, disa pyetje te rendesishme qendrojne ende mbi kokat e anëtarëve te thjeshte te PD-se. Çfarë do bejne anëtaret me te vjeter te kryesise dhe kreret e grupeve te punes neper qarqe? A nderhyne ata duke influencuar tek kreret e PD-ve ne rrethe dhe strukturat e tjera te partise? Nëse kalojme tek roli i anëtarëve me te vjeter te kryesise dhe krereve te grupeve te punes, qofshin ministra apo jo, mund te themi qe mes tyre kishte simpati dhe antipati, ku perceptimi me i mundshem dhe gjeresisht i perhapur eshte se mjaft syresh mbështetën Sokol Olldashin. Dikush mund te thote se perderisa askush nuk eshte prononcuar qartazi, ky perceptim mbetet vetem hamendesim dhe i paprovuar. Per te dhene nje pergjigje me te plote le te kujtojme zgjedhjet e disa koheve me pare te kryesise se PD-se ku pjesa me e madhe e antareve te saj ende ne detyre shkruanin ne copa letrash udhezimet dhe emrat e me pas keto i kalonin tek delegatet e zgjedhur ne salle po nga ata qe te vetevotoheshin. Duke perjashtuar ndonje rast sporadik te perdorimit te lobimit per interesa normale elektorale, shumica e kryesise se PD-se u zgjodh si nje prurje mes miqsh e te njohurish duke sfiduar hapur inteligjencen e demokrateve dhe qytetareve shqiptare. Keto zgjedhje u realizuan per interes dhe ne interes te zhvendosjes se balances klanore dukshem drejt nje kahu. Kuptohet se zhvillimet e mevonshme perforcuan perceptimin e pergjithshem mbi fuqine e një tarafi të të vjetërve ne PD. Kjo lojë e te vjeterve ne PD zhvillohej çdo dite qe nga takimet, telefonatat, ushtrimi i presionit nga te emeruarit ne poste te larta te administrates qe tashme duhet te kthejne favoret qe moren nga mbeshtetja e me te vjeterve e keshtu me radhe. Me pak fjale, loja u egërsua dhe u be serioze pasi rrezikoheshin interesa shumevjecare dhe njohje e influence ne gjithe territorin shqiptar. Po pala tjeter, pra ajo e z. Lulzim Basha çfare beri? Sigurisht qe ne nje terren te tille edhe Basha ne menyre intensive krijoi kontaktet e veta me njerez nga baza e PD-se kudo neper Shqiperi. Elementet qe gjeti kane qene aty, gjithe kohes, pjese e strukturave te PD-se, me kontribute, me vota dhe te rendesishem, por asnjehere te vleresuar sic duhet per shkak te atij largimi qe u vu re nga piramida partiake kundrejt antareve te thjeshte. Kjo eshte edhe pjesa me vitale dhe me e gjalle e PD-se qe mund te mos jete e degjuar dhe rreshtuar ne krah te drejtuesve aktuale te PD-se, por qe ka mbajtur peshen ne cdo fushate elektorale. Po si mundi Basha qe duke qene nje prurje relativisht e re te munde “ustallaret” e Olladshit, me njohje te strukturave qe nga kreret e PD-ve ne rrethe dhe deri ne sektorin e organizimit ne seline qendrore te PD-se? Fakti eshte se keta “ustallarë” ne fakt, perveç perzgjedhjeve kryesisht te deshtuara te krereve te PD-ve ne rrethe nuk kanë lidhje te vërteta me antaresine e thjeshte. Kryesia e vjeter mbart koston e krijimit te lidhjeve klienteliste dhe jo transparente te kryetareve te grupeve te punes ne rrethe me njerez qe u vune ne poste drejtuesish te administrates, por qe nuk gezonin respektin e antaresise. U vazhdua gabim, duke mbyllur dhe ngushtuar perzgjedhjen e kandidaturave qe mund te prishnin pune. Ata mbajne peshen e deshtimit ne disa rrethe per shkak te mosmarrjes parasysh te influencave elektorale te segmenteve te PD-se qe kishin kandiduar si te pavarur per zgjedhjet lokale dhe qe serish nuk u motivuan per t’u afruar me partine. “Vjetërsirat” kane humbur reputacionin e tyre ne bazen e partise qe i ben fajtoret kryesore per humbjen. Ata nuk treguan guximin e duhur duke dhene doreheqjet pas Berishes, gje e cila irritoi mund te themi antaresine e thjeshte. A duhet te faturohen mbi Olldashin te gjitha keto? Ndoshta jo krejtesisht, por pranimi ne heshtje i ndihmes nga “te vjetrit” cenoi strukturen. A eshte Lulzim Basha njeriu qe mund te ringreje PD-ne dhe ta risjelle ate ne pushtet? Kjo kerkon shume pune dhe mund, sakrifica elektorale ndoshta, por edhe prekje te realitetit me dore ne bazen e PD-se. Basha fitoi garen per kryetarin e PD-se, por sfida e tij e vertete do te jete freskimi dhe zevendesimi i shume krereve aktuale neper rrethe duke perzgjedhur njerezit e duhur me reputacion dhe influence te vertete elektorale. Sfida e tij mbetet mbajtja e bashkuar e PD-se dhe prezantimi krah tij te nje ekipi njerezish jo vetem me fizionomi te re, por edhe te dobishem e qe gezojne respekt e ngjallin shprese se do te rrezojne qeverine ngjyre mavi te Ramës.
...