E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesia si ndikoi kriza ne vendet e Evropes Juglindore

Sipas raportit ne Shqiperi u konstatua nje rritje e punesimit ne gjysmen e pare te vitit 2011 ndersa ne te gjitha vendet e tjera te rajonit u vu re nje tkurrje e punesimit

Kriza ekonomike ka ndikuar negativisht per sa i perket punesimit ne vendet e Evropes Juglindore. Sipas nje raporti te Bankes Boterore ne vendet Evropes Juglindore kriza ka dhene efekte te ndryshme ne disa vende ku ne shume prej tyre ka pasur nje tkurrje te vendeve te punes. Ndersa po sipas ketij raporti Shqiperia rezulton te jete e fundit eshte e fundit ne listen e 6 vendeve te Evropes Juglindore per papunesine. Sipas raportit te Bankes Boterore per zhvillimin Ekonomik ne Evropen Juglindore perqindja popullates aktive ne pune eshte 62 per qind qe eshte me e larta nga vendet e tjera. Prirjet e punesimit kane reaguar ne menyre te ndryshme ndaj krizes ekonomike globale ne vende te ndryshme. Ne baze te raportit ne fjale ne Shqiperi u konstatua nje rritje e punesimit ne gjysmen e pare te vitit 2011 ndersa ne te gjitha vendet e tjera te rajonit u vu re nje tkurrje e punesimit. Ne Mal te Zi dhe ne Serbi perqindjet e punesimit kane rene qysh nga viti 2007 por renia me e forte ka qene per Malin e Zi. Perqindja e punesimit ne Bosnje Hercegovine pesoi renie gjate periudhes 2009/10 por me nje hap shume me te ngadalte. Keto jane edhe tri vendet qe u goditen me shume nga kriza. Nga ana tjeter ne Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe ne Kosove niveli i punesimit vijoi te rritej gjate gjithe krizes. Perqindja e popullates aktive per pune eshte me e uleta ne Bosnje-Hercegovina m e 44 per qind ne vitin 2010 ne Kosove me 48 per qind ne vitin 2009 dhe ne Serbi me 59 per qind ne vitin 2010. Sipas raportit Bosnje Hercegovina Kosova si edhe Ish Republika Jugosllave dhe e Maqedonise jane vendet me papunesi me te larte gje qe do te thote se keto vende kane nivele punesimi shume te uleta ne Evrope me 57 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Sipas raportit perqindja e popullates aktive per pune eshte shume me e larte ne vendet 10 vende anetare te reja Bashkimit Evropian dhe akoma me e larte ne pjesen tjeter te BE-se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›