E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha per buxhetin 2013 Risi fondi i garancive per te rinjte

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar para qytetarëve të kryeqytetit buxhetin e vitit 2013, i cili do t’i paraqitet këshillit bashkiak më datën 24 dhjetor paradite.
Ky buxhet për kryebashkiakun synon zhvillim, investime dhe punësim, ndërkohë që objektivi madhor mbetet konsolidimi i biznesit. Sipas tij shuma e parashikuar do të jetë 10 milionë më shumë se këtë vit dhe synon përfundimin e të gjithë projekteve të nisura.
”Ky prezantim do trajojë cështje të investimeve në tërësi dhe në vecanti për njësitë bashkiake 8, 9 dhe 10. Risia e buxhetit që do paraqesim është se bazohemi në buxhet të konsoliduar dhe kemi planifikim të qartë. 240 milionë dollarë investime deri në fund të mandatit, për Tiranën 80 milionë dollarë, 10 milionë më shumë se këtë vit. Do t’i japë fund problematikës së qytetit për të përfunduar invëstimet e nisura. Investiemt janë tërësisht të projektuara sipas standardeve europiane”- vijoi Basha.

Risia e këtij buxheti është fondi i garancive prej një milion euro për të kredituar ndërmarrje të vogla e të mesme që do të hapen nga qytetarët e Tiranës nën 35 vjeç.
”Për të nxitur këto institucione kreditimi që të shohin projektet e të rinjve ne i vëmë në dispozcion këtë fond garancie, i cili do menaxhohet me transparencë të plotë. Detyra e këtij fondi është të vëmë ritëm të shpejtë dhe të kreditojë ndërmarrje të reja të nisura nga rinia e kryeqytetit”- theksoi kryetari i bashkisë.

Basha informoi qytetarët se ka nisur studimi për stacionin e ri të trenit që do t’i dhurojë kryeqytetit tramvajin , i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do t’i japë një frymë të re qytetit.
”Kemi planifikuar dy lloj ndërhyrjeje strategjike dhe urbane. Sa i takon ndërhyrjes strategjike, para dy javësh me fondet të Bankës Evropiane për Zhvillim nisi studimi i stacionit të ri të trenit, ku do jetë treni, trami dhe autobusët urbanë. Sot qeveria franceze ka miratuar 500 mijë euro të tjera për linjat e trenit nëpërmjet Bulevardit, ndërkohë BE ka miratuar 750 mijë euro për linjën e tramit rreth e qark qytetit”- informoi ai, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një zhvendosje psikologjike e cila duhet të rezultojë me ulje dratsike të përdorimit të mjeteve private, me ajër të pastër, lëvizje të shpejtë dhe më pak të kushtueshme.
Gjithashtu Basha informoi për projekte konkrete që Bashkia parashikon për njësitë e veçanta, si rregullim infrastrukturor, rikonstruksion të shkollave, të banesave etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›