E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia me sektorin publik me te korruptuar

Greqia ka sektorin  publik më të korruptuar nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Renditja globale e Greqisë ra nga vendi I 80 në vitin 2011 në vendin e 94 në vitin 2012, duke reflektuar trazira  te vazhdueshme ekonomike të vendit dhe evazionin e përhapur fiskal.
Ne sondazhin e publikuar se fundmi  bën me dije se ne mbarë botën, lista e vendeve me te korruptuara kryesohet nga Afganistani, Koreja e Veriut dhe Somalija. E kundërta ndodh ne Danimarke, Finlande dhe Suedi jane shtetet më pak të korruptuara. Britania e Madhe renditet  ne vendin e 17. Italia u rendit e 72-ta, më poshtë Rumanisë e cila renditet ne vendin e 66-te. 
Sondazhi për vitin 2012 është kryer nga Transparency International ne me shume se 176 vende të botës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›