E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti Statusi inkurajim per politiken konstruktive te Shqiperise

“Frenimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor do të nxiste tendencat ekstremiste dhe nacionaliste, të cilat do të cënonin stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë në rajon”-Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Edmond Panariti gjatë takimit me ministrin për Evropën të Britanisë së Madhe, z. David Lidington.

Shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se dhënia e statusit kandidat do të ishte, gjithashtu, inkurajim për politikën konstruktive të Shqipërisë ndaj vendeve të rajonit.

Nga ana e tij Ministri britanik vuri në dukje se Britania e Madhe mbështet ambicjet e Shqipërisë për t’u integruar ne BE. Ai përshëndeti progresin e shënuar nga Shqipëria në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, të cilat u evidentuan në raportin e fundit të progresit. Ai shtroi domosdoshmërinë për miratimin në një kohë të shpejtë të ligjeve të mbetura pasi në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për një qëndrim pozitiv të Këshillit të Ministrave të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat. Në vijim, Ministri britanik theksoi se Britania e Madhe do të ndjekë me vëmendje organizimin vitin e ardhshëm të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat duhet të respektojnë standardet më të mira demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›