Basha për koalicionin me LSI: “Bashkia do të vazhdojë të kryejë detyrat e veta, vendimet politike u takojnë partive politike”
03-04-2013 / Gazeta 55
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Bashws i është përgjigjur interesit të medias, sa i përket ndikimit që do të ketë në administratën e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, largimi i LSI nga koalicioni qeveritar. “Bashkia do të vazhdojë të kryejë detyrat e veta, në raport me nevojat, projektet, aspiratat e qytetarëve të Tiranës. E ka bërë këtë pa dallim bindjesh politike, as nga ana e administratës, as nga ana e qytetarëve. Do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vendimet politike u takojnë forumeve politike të partive politike” – u shpreh z. Basha.
...