E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha per qeverine Rama Ekip eksperimental

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sot nga selia blu kabinetin qeverisës të zotit Rama të prezantuar një ditë më parë, duke e cilësuar atë një ekip eksperimenta.. Sipas Kreut demokrat, ata janë protagonistë famëkeq të kapjes së shtetit gjatë qeverisës së korruptuar para viti 2005.
“Edi Rama njoftoi dje ekipin qe do te perballet me sfidat e qeverisjes se Shqiptareve dhe qe do te pergjigjet per premtimet piramidale dhe amatoreske me te cilat erdhi ne pushtet.
Tok me emrat e shqiptuar dje nga Kryesocialisti, ne veshet e Shqiptareve gjemuan jehonat e te shkuares se palavdishme dhe te bemave te erreta te anetareve te ketij ekipi eksperimental.
Aktore te se kaluares se larget, ministra te Ramiz Alise, protagoniste famekeq te kapjes se shtetit dhe perfitimit nga pushteti gjate qeverisjes se korruptuar te para 2005, sharesit dhe shpifesit me te zellshem kunder Shqiperise ne cdo udhekryq te rendesishem te vendimarrjeve Europiane, protagoniste te lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues te njohur te interesave te ish kryetarit ne Bashkine e Kryeqytetit deri para dy vitesh”- deklaroi basha.

Sipas tij ekipi i qeverisjes Rama mbledh paaftesine, mungesen e eksperiences shteterore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare, duke lene jashte vlera dhe kapacitete serioze te Partise Socialiste, dhe duke perfshire kamikaze personale Edi Rama shkelmoji cdo parim qeverises te nje demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla te paqena ne funksion te kapjes dhe mbajtjes te gjithe pushtetit per veten dhe tarafin e tij.

“Pas terheqjes nga cdo premtim qe u ka bere qytetareve me 23 Qershor njoftimi i djeshem nuk habit askend por verteton se qeveria e zotit Rama nuk mund te ishte vecse nje bashkesi, qe do i sherbeje kryetarit per te permbushur endrren e tij per t’u ndjere Kryeminister dhe jo per t’ju sherbyer qytetareve!
Ky pra nuk eshte ekipi qe do tu sherbeje Shqiptareve por ekipi qe do t’i perulet kryetarit dhe do ti sherbeje vetem interesave te tij dhe te kupoles se erret te 23 Qershorit!
Cdo Shqiptar duhet ta dije sot se shume shpejt pasojat e ketij qendrimi shperfilles dhe percmues ndaj vullnetit dhe interesave te tyre do te rendojne mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe te familjeve te tyre”- vijoi basha.

Në fund të fjalës së tij Kryetari demokrat theksoi se Partia Demokratike eshte e vendosur qe ne respekt te parimeve me te shenjta te demokracise parlamentare dhe te vullnetit te qytetareve shqiptare te perballet fuqishem dhe te mbroje ineteresat e vendit dhe qytetareve nga kjo skeme e kapjes se pushtetit dhe e baterdisjes se paralajmeruar te shtepise sone te perbashket, Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›