Basha, prefekteve: Krijoni kushte per plazhistet
Tirane-Pas drejtuesve te policise rrugore, Ministri i Brendshem Lulzim Basha, zhvilloi dje nje takim me prefektet e qarqeve te vendit. Ai u kerkoi atyre te ngrene shtabet e punes per ceshtjet e sigurise dhe mbarevajtjen e sezonit turistik dhe te paraqesin planin konkret te masave brenda dates 5 korrik 2010. “Detyra kryesore e shtabit te punes eshte te siguroje nje koordinim, nje bashkerendim te institucioneve vendore dhe perfaqesuesve te institucioneve qendrore, per sigurimin e nje ambienti sa me te sigurt, sa me te qete dhe sa me te mire per pushuesit gjate sezonit te veres”, tha Basha. Ai nenvizoi si detyra kryesore, sigurine gjate sezonit turistik, lehtesimin e kalimit ne kufi dhe levizjes se pushuesve pergjate gjithe itinerarit te rrugeve te Shqiperise. Nga ana tjeter, Ministri Basha e cilesoi si nje mase te domosdoshme per sigurine e pushuesve, shenimin dhe kufizimin e hapesirave per perdorimin e motoreve te ujit, bashkepunimin me Inspektoriatin e Mjedisit per problematiken e zhurmave ne zonat turistike dhe vendosjen e grupeve te dhenies se ndihmes se shpejte kunder rrezikut te mbytjes. “Shqiperia vitin e kaluar pati nje bum rritjeje ne numrin e turisteve dhe nuk shenoi asnje incident domethenes, persa i perket turisteve, pra mbetet jo vetem ne raport me rajonin, por ne raport edhe me vendet e tjera te BE-se, nje vend shume i sigurt per te kaluar pushimet”, deklaroi Basha. Ai udhezoi prefektet qe te monitorojne edhe kryerjen e detyrave nga pushteti vendor gjate sezonit turistik. “Detyrat e pushtetit lokal si pastrimet e plazheve nga mbeturinat, sigurimi i ujit te pijshem, sigurimi i sherbimit shendetesor 24 ore, sigurimi i shesheve per parkimin e automjeteve, duhet te jene te monitoruara hap pas hapi nga shtabi i punes”, vuri ne dukje ministri. Per te pare konkretisht realizimin e ketyre detyrave, Basha u kerkoi prefekteve te qarqeve qe nga data data 5 korrik dhe deri ne daten 15 shtator, te raportojne cdo te premte mbi te gjitha problematikat qe do te vihen re. Ai nuk ka lene pa permendur ne kete takim, si nje pervoje te suksesshme bashkerendimin e veprimeve te te gjitha strukturave, te pushtetit qendror e vendor, per perballimin e situates se permbytjeve ne fillim te ketij viti. Nisur nga kjo pervoje, Basha, tha se ky bashkepunim duhet te vleje per permiresimin e metejshem te cilesise se sherbimit ndaj pushuesve ne vecanti dhe qytetareve ne teresi dhe konsolidimin e imazhit te vendit tone si nje vend turistik qe ofron shume per qytetaret e vendit, te rajonit dhe me tej, gjate sezonit te veres.
Takimi
Ministri Basha, u kerkoi prefekteve te qarqeve qe nga data data 5 korrik dhe deri ne daten
15 shtator, te raportojne cdo te premte mbi te gjitha problematikat qe do te vihen re.
Detyrat
Per sigurine ne plazhe u kerkua shenimi dhe kufizimi i hapesirave per perdorimin e motoreve te ujit, eliminimi i zhurmave ne zonat turistike dhe dhenia e ndihmes se shpejte kunder rrezikut te mbytjes.