E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myler: Anglia kishte shume “shefa” ne ekip

Asi i Gjermanise, Tomas Muler beson se Anglia ka shume “Alfa” ne ekip, ndaj edhe deshtoi per te konkurruar ne finalet e Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”. Skuadra e Fabio Kapelos ishte favorite per te fituar ndeshjen, por pesoi nje katastrofe te vertete perballe skuadres gjermane, me te rinj te talentuar, pas rezultatit 4-1. Muler shenoi golat qe vendosin kualifikimin, ate te trete dhe te katert. Duke folur para ndeshjes se radhes me Argjentinen, Muler komentoi deshtimin e Anglise. “Anglia kisha shume yje ne skuader dhe te gjithe donin te linin gjurme ne ndeshje. Nuk duhet te kete shume “shefa” ne ekip, por edhe lojtare punetore. Ndoshta ky ishte problemi i tyre, sepse lojtaret e Anglise nuk ishin te pergatitur per te vrapuar disa milje me shume per ekipin e tyre”. Kapelo duhet te kishte afruar disa nga te rinjte e futbollit anglez, per te kombinuar ekipin para Boterorit. “Nuk e di sa elemente te tille mund te kete Anglia, por nese do te perfshinte me shume nga ata, sigurisht do te rriteshin standardet e ekipit”. Gjermania, pas suksesit me Angline, do te kerkoje te perserise te njejten gje edhe me Argjentinen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›