Basha premton lehtesi per tregtaret e Tiranes
Fushata
Kandidati i PD
Kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha eshte ndalur ne tre njesi te ndryshme duke prezantuar projektin e tij per Tiranen te banoret e ketyre zonave. Basha ka vizituar tregun e uzines Dinamo ku gjate bashkebisedimit me tregtaret eshte njohur edhe me problemet qe i shqetesojne ata. Basha eshte ndalur edhe ne njesine numer 10 ku ne fjalen para simpatizanteve demokrate ka renditur nje sere premtimesh nese fiton ne 8 maj por pa permendur ne asnje moment rivalin e tij politik. Basha e ka mbyllur diten elektorale duke takuar banoret e Shkozes te cileve u premtoi se qe ne mandatin e pare do te punoje shume per kete zone ne infrastrukture arsim dhe shendetesi qe keta qytetare ta ndiejne veten te barabarte me banoret e qendres.