Basha premton transparencë për taksat e banorëve
04/04/2011 Kandidati i PD-së për kryeqytetin në ditën e 8 të fushatës elektorale
Banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 3 ankohen për kryebashkiakun e Tiranës
Asfaltimi i rrugëve, gjelbërimi, pastrimi, strehimi, ambientet çlodhëse për të moshuarit, kënde lojërash për fëmijët e biblioteka, kanë qenë disa nga kërkesat që banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 3 në kryeqytet i kanë bërë kandidatit të mazhorancës për kryetar bashkie, Lulzim Basha. “Një ndër problemet që ne kemi në zonën tonë për sa u përket të rinjve, është mungesa e një biblioteke për ata që duan të studiojnë dhe nuk kanë mundësi ekonomike, ose një shërbim internet falas për ata që duan të marrin më shumë informacione”, i tha Bashës një e re, banore e zonës. Një tjetër banor është ankuar për detyrimet e pashlyera të Bashkisë së Tiranës ndaj qytetarëve, përballë respektimit nga këta të fundit të detyrimeve ndaj saj. Por kandidati Basha i ka qetësuar, duke u premtuar se të gjitha shqetësimet e tyre do të marrin fund në zgjedhjet e 8 majit, pasi realizimi i kërkesave të tyre do të jetë prioritet i punës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës. “E para për mua është transparenca, do të tregojmë sa taksa mbledhim dhe si i shpenzojmë. E dyta, taksat nuk do t’i shpenzojmë për rroga, paratë do t’i rikthehen qytetarit nëpërmjet shërbimeve”, tha ai. Infrastruktura tejet e amortizuar dhe e lënë në harresë prej vitesh ishte shqetësim edhe i Njësisë Bashkiake nr. 3, ku banorët ankohen për shtrimet e rrugëve, të cilat sipas tyre ndodhin vetëm në kohë zgjedhjesh. “Ne kemi problem edhe rrugët, kemi vënë prita që të mos na hyjë uji nëpër shtëpi. Ka 20 vjet dhe nuk është ndërtuar një shkollë, një kopsht për fëmijët. Në qoftë se dëgjuat britmat e fëmijëve, kërkojnë shpresë dhe shpresa e vetme jeni ju”, i tha Bashës një banor. Ndërsa fëmijët kërkuan parqe dhe ambiente për të luajtur para shtëpisë së tyre. “Të gjitha këtu janë problemet parësore për komunitetin dhe janë problemet e mia, jo vetëm tuajat. Ju jap fjalën që në çdo lagje të Tiranës, ne do ndërtojmë hapësira të gjelbra për fëmijët”, i garantoi ata Basha.