E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha prezanton draft- planin urbanistik të Tiranës: E realizuam në kohë rekord. Ky është moment historik

Share

Opozita ka akuzuar shpesh Bashën se plani ka qenë aty, por ai ka bërë ndërhyrje në të për të vendosur njollat e ndërtimit sipas interesave të klientëve të tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nisi sot në Tiranë prezantimin e draft- planit urbanistik për kryeqytetin. Në nisje të fjalës së tij, Basha tha se ky është një moment historik.

Ky është një moment kulmor në 22 vitet e fundit të kryeqytetit tonë. Është një moment historik për vetë temën që trajtojmë dhe problematikën që ajo mbart, por edhe një moment historik për sfidat e zhvillimit urban, tha Basha.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe pse është pritur për 22 vjet, ata e bënë planin në kohë rekord, për 10 muaj.

Takimi për planin urbanistik të Tiranës është përmbyllja për një premtim të përfunduar. Premtuam se do e mbaronim prej një kohë rekord prej 10 muajsh. Shumë kanë qenë skeptik dhe mosbesues me pretendimin se Tirana e kishte një plan. Shumica na mbështetën, ja ku jemi 10 muaj më pas me një premtim të mbajtur. Ajo që ka më rëndësi është fakti se plani ka rëndësi për zhvillimin ekonomik. Ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit, që ka vuajtur frenim të vrullit ekonomik që ka përshkruar vendin. Tirana ka dhënë shenja të lodhjes në një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një konfrontimi me biznesin dhe qytetarët, tha Basha.

Tiranës nuk i nevojitet një plan në letër, por një instrument për t`i hapur rrugë kapitalit privat vendas dhe të huaj, vijoi Basha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›