E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në universitetin e Durrësit, pedagogu qëllon sekretaren se i vuri mungesë

Share

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj një pedagogu të universitetit Aleksandër Moisiu për akuzën fyerje dhe goditje për shkak të detyrës. Siç raporton e përditshmja Shqip, nën akuzë është pedagogu i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Hysni. A.

Ndërkohë, edhe pse prokuroria ka nisur hetimin, Këshilli i Etikës thotë se nuk ka ndërmend të hetojë pasi nuk ka pasur ankesë për këtë rast.

Sipas Shqip, shkak për dhunën ka qenë rregullorja e re që kërkon kontrollin e pedagogëve nëse janë në punë apo jo. Kur pedagogu ka parë që i kishin mbajtur një ditë pune sepse i ishte shënuar mungesa, ka sulmuar sekretaren e dekanit, duke e fyer dhe më pas goditur. Ajo që ka acaruar më shumë situatën është fakti se të afërmit e sekretares kanë mësuar për ngjarjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›