E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha shtyn mbledhjen e Këshillit Bashkiak se po fliste Berisha

Share

Dalipi: Me çtë drejtë një qytetar i Tiranës me emrin Sali Berisha mund të ndikojë në sallën e Këshillit Bashkiak?

Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte në axhendë të ditës sot një nga mbledhjet më të rëndësishme për miratimin e buxhetit të ri, por e ka shtyrë të paktën 35 minuta këtë mbledhje për shkak se po fliste kryeministri Berisha në një konferencë shtypi. Një veprim të tillë këshilltarët socialistë e kanë denoncuar që në fillim kur vetë kryetari i këshillit Njazi Kosovrasti ka pranuar se kjo është arsyeja e shtyrjes së mbledhjes. Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, duke i kërkuar sqarime Kosovrastit, tha se si mundet një qytetar i Tiranës me emrin Sali Berisha te ketë ndikim në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës duke penguar në këtë mënyrën dhënien e seancës live në media. Ky është një turp, nuk është normale. Ne kemi votën e qytetarëve dhe askush ska të drejtë të krijojë probleme të tilla.

Ndërkohë debati për buxhetin sapo ka nisur dhe pas disa replikave mes këshilltarëve socialistë dhe atyre demokratë po bëhet një pushim për të rinisur sërish mbledhja. Tensioni u krijua menjëherë sapo nisi debati, pasi këshilltari i PS-së Dalipi e akuzoi kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, se ka mbajtur të fshehur projekt-buxhetin e vitit 2012. Ai i tha se vetëm para 3 ditësh e kemi marrë këtë projekt në dorë, ndërkohë që duhej ta kishim që në muajin nëntor. Sipas Dalipit as në seancat këshillimore me njësitë bashkiake Basha nuk ka dhënë asnjë kopje për krerët e minibashkive. Gjithashtu ai i ka kërkuar sqarime Bashës për shifrën 70 milionë dollarë që ka deklaruar, pasi sipas Dalipit nuk argumentohet se ku do gjenden lekët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›