E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Shteti do funksionojë kur të ndëshkohen urdhëruesit e vrasjeve më 21 janar

Share

Kryetari i opozitës, Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryeministrit Berisha për 21 janarin duke i thënë se shteti ligjor do të funksionojë vetëm kur të ndëshkohen vrasësit e 21 janarit dhe urdhëruesit e tyre. Komenti i Ramës erdhi në Twitter vetëm disa minuta pasi Berisha përfundoi konferencën e tij të shtypit, gjatë së cilës tha se 21 janari ishte një problem që u përballua nga shteti ligjor. Shteti kushtetues e ligjor do funksionojë kur të dalin para drejtësisë e të ndëshkohen vrasësit e 21 janarit, kush dha urdhër e kush qëlloi!, shkruan Rama në rrjetin social, duke i kujtuar qëndrimin e opozitës ndaj kësaj ngjarjeje ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës nga plumbat e ushtarëve të Gardës që gjuanin nga oborri i kryeministrisë.

Në një mesazh të dytë Rama akuzon sërish Berishën se është dora vrasëse e atyre protestuesve dhe shton se ka ardhur koha për një rilindje kombëtare. Vrau në bulevard, vodhi ditën për diell, gënjen edhe kur fle e i këndon një Shqipërie që ska lekë, ska punë, as drejtesi! Koha për rilindje, thotë Rama duke komentuar mbi konferencën e kryeministrit dhënë sot pasdite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›