E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, sot vendimi per imunitetin

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do te zhvilloje sot nje mbledhje te posacme per te vendosur edhe daten e votimit ne Kuvend per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht minister i Jashtem. Per mbledhjen qe pritet te zhvillohet sot, deputetet anetare te keshillit jane njoftuar vetem pasditen e djeshme dhe atehere kane mesuar se Kryeparlamentarja Topalli do te therrase nje mbledhje te posacme per imunitetin e Bashes, lidhur me dosjen “Durres-Kukes”.
Anetari demokrat i Keshillit te Imunitetit, Ilir Bano, theksoi per “Koha Jone”, se kjo mbledhje do te zhvillohet vetem per ceshtjen e imunitetit te ministrit Lulezim Basha dhe aty do te vendoset edhe dita kur kerkesa per heqjen e imunitetit do te votohet ne Kuvend. Depueteti socialist, Petro Koci, thekson se ky keshill mundet edhe per nje ore te hartoje raportin e tij per heqjen e imunitetit te Bashes dhe duke u mbledhur sot imuniteti i ministrit arrin te votohet brenda ketij muaji. Burime nga Kuvendi bejne te ditur se imuniteti i Bashes do te votohet ne Kuvend te henen e ardhshme, me date 24 dhjetor.
Kerkesa per heqjen e imunitetit te Bashes erdhi nga ish-kryeprokurori Sollaku ne lidhje me akuzat e hedhura ndaj Bashes per abuzime me fondet per rrugen Durres-Kukes.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi pak dite me pare se kjo kerkese duhej hedhur sa me shpejt per votim, ne menyre qe prokuroria te ishte e lire te hetonte Bashen.
F.Mejdini

Pse kerkohet imuniteti
Prokuroria e Pergjithshme, e drejtuar ne muajin tetor nga Theodhori Sollaku, kerkoi prane Kuvendit heqjen e imunitetit per ish-ministrin e Transporteve, Lulezim Basha. Sipas prokurorise, Basha ishte perfshire ne parregullesi gjate procedurave per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›