Veliaj: Do krijoj partine time
Ish-lideri i organizates joqeveritare “Mjaft”, Erjon Veliaj, perforcon qendrimin e tij per krijimin e nje partie te re ne pranveren e vitit 2008 dhe kandidimit per deputet ne vitin 2009. Deklaratat e tij jane bere nga studio e televizionit “Ora News”, ku ka shprehur gjithashtu dhe vizionin e partise se tij, qe e cileson me shume si levizje civile, se sa nje parti e mirefillte. “Ka nje nevoje alarmante per te pasur nje iniciative te re politike ne Shqiperi”, u shpreh Veliaj, duke nenvizuar se, “sfida eshte qe Fatos Nano dhe Sali Berisha te behen gati per betejen finale, sepse besoj qe do te jene perfundimisht histori pas vitit 2009”. Sipas tij, sot eshte vetem nje familje kryeministrore me femijet dhe familjaret apo shoket e femijeve dhe te gjithe grupet shoqerore jane jashte kesaj tavoline. “Kjo qeveri vete ka zgjedhur te mos qeverise. Ne momentin qe nuk merret me ish-ushtaraket, ka vendosur te mos qeverise ish-ushtrake”, u shpreh ish-lideri i “Mjaft”.
Duke folur per angazhimet e tij muajt e ardhshem, aq me shume ne vitin 2009, ai shprehu “endrren e tij te madhe” per te ndryshuar dicka me formimin e kesaj parti te re. Erjon Veliaj, u shpreh se do te bashkepunoje me te gjithe ato qytetare qe ndajne endrren e tij, enderren e te jetuarit ne Shqiperi me dinjitet.
D.Dedej