E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vijon “Dialogun.....”

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vazhduar turin e tij “Dialogu me Shqiperine”. Takimi me i fundit ne kuader te ketij turi ishte ne qytetin e Rrogozhines, ku ne qender te vemendjes eshte vene energjetika dhe uji i pijshem. Gjate ketij takimi, Rama ka cilesuar se energjia, uji i pijshem, arsimimi dhe puna duhen konsideruar si te drejta themelore te njeriut. “Eshte si ne poemen e famshme, prane drites i papare dhe prane ujit i palare. Per nje Shqiperi, e cila nuk arrin dot t’i jape drite femijeve per te mesuar gjuhen e nenes dhe per te marre dijet ne menyren normale”, u shpreh Rama. Sipas tij, duhet te jemi te vetedijshem per deshtimet e tranzicionit, per gabimet zinxhir te nje politike te vjeter, e cila do t’ia lere vendin nje politike te re, qe sot gabimet dhe deshtimet duhet t’i kete nje sirtar eksperience.
D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›