Jo ligj per shtetesine e fetareve
“Ne asnje nen te projektligjit “Mbi fene” nuk trajtohet problemi i nenshtetesise se drejtuesve te bashkesive fetare”. Ky eshte reagimi i bere nga kryetari i Komitetit Shteteror per Kultet, Rasim Hasanaj, mbi nje artikull te botuar ne nje te perditshme, ku thuhej se projekti ne fjale percakton qe drejtuesit e komuniteteve fetare ne Shqiperi duhet te jene me shtetesi shqiptare. “Citimi i dhene nga nje e media e shkruar apo nga ndonje medium pamor, se ligji merret me nenshtetesine e drejtuesve te bashkesive fetare, nuk eshte i sakte”, deklaroi Hasanaj. Sipas tij, ne jemi shtet laik, i cili eshte i ndare nga feja dhe jane bashkesite fetare qe ne statutet dhe kanunet e tyre percaktojne rregullat mbi funksionimin dhe strukturat e veta, si dhe ne statutet percaktohen qarte kriteret per drejtuesit e tyre.
“Marredheniet midis shtetit dhe bashkesive fetare jane shume te mira, edhe marredheniet midis bashkesive fetare ne Shqiperi jane shume te mira, madje vendi yne eshte nje model i mirenjohur i bashkejeteses harmonike midis bashkesive fetare”, nenvizoi kreu i Komitetit Shteteror per Kultet. Per vitin e ardhshem, ne mbeshtetje te bashkesive fetare, nga buxheti i shtetit i vitit 2008 jane akorduar nje miliard e gjysme leke per konservimin dhe restaurimin e mbi 170 objekteve kulti, qe jane monumente kulture.
Kryepeshkopi i Kishes Ortodoske, Anastas Janullatos, nuk mban shtetesine shqiptare, duke shkaktuar disa reagime edhe nga Athina zyrtare.
D.D