E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha takim me kryebashkiakët për problemet e pushtetit lokal



Në një takim me Shoqatën e Kryetarëve të Bashkive, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka bërë një rezyme të arritjeve që ka bërë pushteti lokal si dhe bashkëpunimin midis tyre. Por në fjalën e tij ministri i Brendshëm ka treguar edhe për abuzimin me fondet ku edhe pse pa një emër konkret ai ka treguar se fondet në bashki përdoren për fryrjen e adminsitratës dhe policisë bashkiake dhe jo për qytetarët.
Më tej Basha ka pohuar se ulja e taksave për bizneset e vogla nuk ka zvogëluar buxhetin e bashkive dhe i ka inkurajuar kryetarët e njësive vendore se qeveria do të 3-fishojë fondet për pushtetin lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›