E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan pret Topallin: Vendet tona faktor stabiliteti në rajon

ANKARA- Kryeministri Turk Rexhep Taip Erdogan i ka rezervuar një takim të vecantë kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Duke e falënderuar për praninë e saj në Samitin Botëror “Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin” Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave.
“Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon” tha kryeministri turk.

Dy zyrtarët shprehën angazhim për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi është për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve, të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›