E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 17-vjecarit, arrestohet autori

SHKODëR- Arrestohet në Shkodër vrasësi i 17 vjecarit Eduart Thana, i cili gjeti vdekjen një natë më parë në qendër të Shkodrës, pas një atentati me armë zjarri ndaj tij, motivet e vrasjes të të cilit policia e qytetit verior i quan banale. Burime zyrtare të policisë konfirmojnë sot se autori i sulmit me armë zjarri ndaj 17 vjecarit është 18 vjecari A. Brahimi banues po në Shkodër, i cili u vu në pranga në banesën e tij në lagjen “Ahmet Haxhia”.

17 vjecari u qëllua me armë zjarri pistolete në vendin e quajtur Truma e Dugajve të Reja pranë rrugës muzelale dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës, ndërsa dilte nga një lokal aty pranë. Autori e qëlloi 17 vjecarin nga brenda mjetit me të cilin po lëvizte i shoqëruar nga persona të tjerë, për të cilët policia ka bërë shoqërimin e tyre për bashkëpunim në vrasje, pa bërë public emrat e tyre. 17 vjecari humbi jetën më pas, gjatë trasportimit të tij për në spitalin e Shkodrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›