E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti: Për pak nuk kalova në Real


Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se ai ka qenë shumë afër për t'iu bashkuar Realit të Madridit.

Totti është një prej lojtarëve të pëlqyer të presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili është përpjekur ta transferojë atë disa herë gjatë periudhës së parë kur drejtoi klubin spanjoll.

"Në njërin prej përpjekjeve isha shumë afër të nënshkruaj me Real Madridin. Isha i gatshëm të transferohesha në Spanjë", ka pohuar ylli i Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›