NATO dënon veprimet e FSK-së
Zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai deklaron se vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar. Gjithashtu, edhe diplomatë të NATO-s e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.
Sipas tyre, FSK-ja nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është konceptuar si një forcë civile e sigurisë me përbërje shumë etnike, dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.
Ndërkohë qeveria e Kosovës, organizatore e kësaj ceremonie, ka deklaruar se keqkuptimet me KFOR-in do të sqarohen shumë shpejt.
Ndërkaq, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur dje se çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, ndërsa çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, MFSK e vlerëson ”të tejkaluar”.