E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer, sekreti i sezonit të mirë është Gonzalez

Franz Beckenbauer mendon se sekreti i sezonit të mirë që po zhvillon Schalke 04 është Raul Gonzalez, lojtari që erdhi gjate verës nga Real Madrid, dhe kërkon sa më shumë lojtarë si ai në Bundesligën gjermane.
 

“Raul është i jashtëzakonshëm. Cdo klub ka nevojë për lojtarë si ai që ndihmojnë shokët e ekipit. Bundesliga ka nevojë për lojtarë të tillë. Sillni sa më shumë futbollistë model si ai në Gjermani!”, u shpreh Beckenbauer për revistën “Kicker”.
 

Gjithashtu, presidenti i nderit i Bayern Munchen, lavdëroi edhe portierin Manuel Neuer duke e cilësuar si “pjesë e rëndësishme e fitoreve të Schalke 04 në këtë sezon”. Schalke 04 ndodhet në mesin e renditjes së Bundesligës gjermane, por ka arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve (ku do të ndeshet ndaj Manchester United) dhe do të luajë ndaj Duisburgut finalen e Kupës së Gjermanisë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›