E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Situata po del jashtë kontrollit

Kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministri Sali Berisha pasi sipas tij nëse nuk do të ndodhë kjo atëherë situata do të dalë jashtë kontrollit politik.

Në një konferencë për mediat duke iu referuar seancës së djeshme parlamentare, kreu i selisë rozë theksoi se nëse kryeministri Berisha nuk jep dorëheqjen atëherë situata do të agravohet pasi populli po merr fuqinë e tij.
 

“Gjendja është e rëndë, zgjidhja është e thjeshtë. Koalicioni i turpit nuk mund të jetë më qeveria e shqiptarëve”, tha Rama duke shtuar se zhvillimet e fundit, po e fusin gjithnjë e më shumë Saliun në konflikt me popullit.
 

“Saliu po provokon popullin, që këtë herë e ka kapur në flagrancë me Ilir Metën” theksoi më tej Rama duke shtuar se demonstrata mund të sjellë reagimin e popullit mbi lëvizjet politike dhe PS-ja nuk mund ta kontrollojë politikisht situatën.
 

Duke iu bërë sërish thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në demostratë, kreu i PS-së Rama theksoi edhe njëherë se ajo nuk do të bëhet për të mbëshetur PS-në, por për t`i hequr pushtetin nga duart Berishës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›