E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga e Vermoshit

Pas më shumë se një javë pune është bërë e mundur hapja për qarkullim të aksit rrugor Tamarë- Vermosh nga ndërmarrja e rrugëve rurale Shkodër falë një fondi prej 300 mij lekësh të akorduar nga këshilli i qarkut Shkodër. Rreth 20 km rrugë janë bërë të mundur për qarkullim, të cilat ishin të bllokuara si shkak i borës, trashësia e së cilës ka arritur mbi 50 cm. Drejtori i Rrugëve Rurale, Gjovalin Kodra shprehet se puna ka qenë e vështirë kjo edhe për arsye të mungesës së mjeteve të kësaj ndërmarrje.
Aksi rrugor Tamarw- Vermosh ka qenë i bllokuar për më shumë se 12 ditë si shkak i trashësisë së borës dhe ngricave. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm, por rekomandohet paisja me zinxhir e mjeteve dhe kujdesi gjatë qarkullimit në këtë aks.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›