Basha takon sot ambasadorin Sequi, takimi i parë zyrtar si kryetar i PD-së
Lulzim Basha do të zhvillojë sot takimin e parë zyrtar në postin e Kreut të Partisë Demokratike.
Zyra e shtypit e selisë blu njoftoi një ditë më parë, se Basha do të presë sot në orën 11 00 në zyrën e tij, ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.
Pritet që gjatë takimit Sequi të përgëzojë Bashën për postin e ri, ndërsa pritet që të diskutohet edhe për zgjedhjet e 23 qershorit dhe situatën paszgjedhore.
Basha u zgjodh në krye të PD-së në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.
Por votimi sipas parimit një anëtar një votë shkaktoi shumë polemika brenda partisë më të madhe të opozitës dhe gara u quajt fiktive nga Olldashi por edhe figura të tjera të rëndësishme brenda partisë.