Basha takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për zgjedhjet e 23 qershorit
TIRANE - Kryetari i ri i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me kryetarin në detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Takimi që zgjati pak më tepër se 30 minuta, u zhvillua në selinë blu. Ambasadori Wilton e ka uruar Bashën për marrjen e detyrës së kreut të ri të Partisë Demokratike.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e PD-së, gjatë takimit Basha dhe Wilton diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit dhe arritjet në atë proces. Në takim u nënvizuan problematikat serioze që tashmë janë konstatuar në institucione dhe në publik për këtë proces.
Në mënyrë të veçantë biseda u ndal tek problemet e konstatuara në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.
“Basha theksoi se problemet e evidentuara janë pasojë e një vullneti të munguar të PS-së për t’u angazhuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe se transparenca e plotë dhe vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës është mënyra e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur këto probleme për të ardhmen.”- bën të ditur Partia Demokratike.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm në Parlament dhe më gjerë midis Partisë Demokratike dhe prezencës së OSBE-së.
Dy ditë më parë, Basha u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, të cilit i ka paraqitur një sërë shqetësimesh të Partisë Demokratike si për ato që i cilëson si manipulime në zgjedhje ashtu edhe për paralajmërimet e mazhorancës së re për spastrime në administratë.
Ky është takimi i dytë që Basha zhvillon si kryetar i Partisë Demokratike. Ai u zgjodh në krye të PD-së në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.
(er.nu/BalkanWeb)