E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabovci: Mund të bashkëqeverisim edhe me Vetëvendosjen!

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci nuk e ka përjashtaur mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato të përgjithshme të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, mirëpo me kushtin që kjo parti të korrigjohet.

Vetëvendosje ka nevojë të korrigjohet në mendime dhe veprime. Kjo lëvizje duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që tu shërbejë qytetarëve të Kosovës, ka thënë ai.

Grabovci ka shprehur optimizëm se PDK-ja do të vazhdojë të jetë partia e parë në Kosovë.

Që tani mund të them se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, ka deklaruar Grabovci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›