Basha terheq garen. Nje flete votimi gjendet ne kuti tjeter
Teksa politika vijon te zgjeroje rrezen e krizes politike ne vend zgjidhja elektorale per Tiranen po percaktohet ne tavolinen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sikunder nje dite me pare edhe dje ky institucion ka marre ne shqyrtim fletet e votimit te kontestuara qe gjenden ne kutite e votimit te thuajse te gjitha Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor. Paraprakisht KQZ ka miratuar kerkesen per te shtuar ne trajtimin e kutive te KZAZ nr. 48 edhe 5 kuti te tjera per te cilat ka pasur kontestime. Ky fakt eshte kundershtuar nga perfaqesuesit e majte te cilet e kane cilesuar kete procedure te paligjshme. Ngjarja e dites ne procedimin e zgjatur te KQZ-se ka qene incidenti i kutise se Qendres se Votimit nr. 1797 ne te cilen sipas procesverbalit te konstatimit pretendohej per nje vote te gjetur ne kutine e gabuar. Perfaqesuesi ligjor i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka verifikuar gjate pasqyrimit te shenjimit ne flete nje te dhene jokorresponduese ne vulen e QV-se. Numri i vules i perkiste QV-se 1801 per nje flete te gjetur ne QV me nr.1797. Kapja e ketij elementi ka provokuar debate te forta ne KQZ dhe ka nxitur anetaren socialiste zv.kryetare e komisionit Deshira Subashi te kerkoje hetimin e plote te kutise dhe shpalljen e saj te pavlefshme. Kreu i institucionit Arben Ristani e ka cilesuar fleten te pavlefshme dhe e ka nxjerre ate nga procedura e vleresimit. Perfaqesuesit ligjore socialiste ne KQZ kane kerkuar vemendje ne kete moment pse sipas tyre prania e nje flete votimi ne nje kuti tjeter eshte nje e dhene shqetesuese e cila con ne konkluzionin logjik te mbushjes se kutive pas mbylljes se procesit te votimit.
Pertej ketij momenti KQZ ka proceduar normalisht punen e vet me numerimin e fleteve te kontestuara te gjitha pa shenim nga pas per arsyet e vleresimit si te tilla per te sjelle ndryshimin e tabelave te rezultateve te Grupeve te Numerimit te Votave ne nje shifer qe e ka rritur diferencen mes dy kandidateve per Tiranen ne favor te demokratit Lulzim Basha. Keshtu deri ne oret e mbremjes kjo diference ka arritur ne 35 vota me shume per kandidatin Lulzim basha nje rezultat i perkohshem qe perfshin ne llogaritje edhe numrin 10 te votave qe Edi Rama kishte paraprakisht me shume sesa rivali i tij. Per sa i perket vleresimit te fleteve socialistet i kane kontestuar te gjitha ne perputhje me praktiken e KZAZ-se dhe permes Subashit kane hedhur ne tryeze nje argument tjeter per fletet e gjetura ne kutite e gabuara. Sipas saj edhe ne spotin e KQZ-se hedhja e fletes ne kutine e gabuar cilesohet si gabim dhe e ben ate te pavlefshme nje deklarim qe sipas Arben Ristanit ka qene thjesht dhe vetem genjeshter.