Diplomatet ne aksion Institucionet e pavarura te permbushin detyrimet ligjore
Teksa situata politike ne vend paraqitet e tensionuar mes dy fronteve diplomatet e huaj ne Tirane u hodhen ne veprim. Ambasadoret e Shteteve te Bashkuara Bashkimit Europian dhe OSBE-se jane takuar me kreret me te larte ne vend. Stacioni i pare ka qene kreu i shtetit Bamir Topi ku ambasadori i Shteteve te Bashkuara Arvizu dhe ai i OSBE-se olfarth kane diskutuar per situaten aktuale politike. Zoti Arvizu e vuri theksin mbi te gjitha tek respektimi i shtetit te se drejtes ne funksion te arritjes se standardeve demokratike dhe konsolidimit te institucioneve te pavarura e kushtetuese qe ato sipas ambasadorit te SHBA-se te kene mundesi te permbushin detyrimet e tyre ligjore. Ne te njejten vije ka qene edhe ambasadori olfarth nderkohe qe Presidenti Topi i ka bere apel te dyja paleve politike qe te ruajne qetesine dhe rendin publik vetepermbajtjen dhe te respektojne sic theksohet ne njoftimin per shtyp institucionet ligjin dhe Kushtetuten. Sipas kreut te shtetit Shqiperia ka pervoje ne trajtimin e ceshtjeve zgjedhore dhe ka te gjitha mekanizmat ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjeve keshtu qe sipas zotit Topi vete institucionet pergjegjese kane detyrim ligjor te deshmojne pavaresi integritet dhe profesionalizem ne interes te qytetareve publikut dhe vendit. Nderkohe ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe zevendesdrejtori i pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionit Europian Sannino jane takuar me Kryeministrin Berisha. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave shefi i qeverise e ka vene theksin tek transparenca dhe cilesia e procesit te votimit dhe numerimit te zgjedhjeve te 8 majit. Sipas zotit Berisha mazhoranca qeverisese dhe koalicioni i saj eshte i vendosur qe cdo vote e qytetareve shqiptare te vleresohet permes nje procesi transparent dhe te paanashem i njejti sic ka theksuar Kryeministri qe u konstatua gjate procesit te numerimit qe sipas tij eshte vleresuar deri tani si nder me te miret e transparentet. Nderkohe nga krahu tjeter ambasadori amerikan Arvizu eshte takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama ku sigurisht fokusi ka qene tek situata aktuale politike ne vend.