Basha ulje taksash per bizneset

E hane 19 Dhetor 2011 1845
Lulzim BashaMbledhja e keshillit bashkiak do te kete ne qender jo vetem buxhetin e ketij viti por edhe diskutimin per eliminimin e te gjitha taksave dhe tarifat vendore.
Sipas kryetarit te bashkise Lulzim Basha te gjitha bizneset e reja qe punesojne mbi 50 persona nga lista e te papuneve ne zyren e punes ne Tirane do ti eliminohen te gjitha tarifat vendore. Po ashtu do te kete edhe 30 ulje te takses se ndikimit ne infrastrukture per te gjitha sipermarrjet qe punesojne mbi 75 qytetare te Tiranes. Keto deklarata kryebashkiaku Basha i ka dhene gjate prezantimit te projekt buxhetit me qytetaret e njesise bashkiake numer dy.
ShareTweet