Përjashtimi i Islamit, pezull deri në zgjedhjen e presidentit
19/12/2011 Pështjellim në kampin socialist pas mbledhjes së kryesisë
Përjashtimet apo vetëpërjashtimet dhe skenarët mbi to në kampin socialist do të vijnë e të bëhen më të dukshme me nisjen e debatit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Gjatë këtyre ditëve u diskutua shumë mbi përjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Tashmë i takon mbledhjes së grupit kuvendor socialist, i cili pritet të mblidhet nesër, për të thënë fjalën e fundit mbi një vendim të tillë. Burime nga ky grup shprehen se deri më tani përveç propozimit të Ramës nuk ka ndonjë veprim tjetër konkret, por sipas të njëjtave burime ka gjasa që përjashtimi i Islamit të shtyhet pas zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, në korrik.
Atmosfera
Përplasja mes lidershipit socialist dhe përfaqësuesve të saj ka krijuar jo pak pështjellim mes radhëve të kampit rozë. Linja zyrtare e PS-së dhe kundërshtimi i saj nga jo pak eksponentë ka sjellë acarimin e marrëdhënieve mes këtyre dy rrymave. Madje, së fundmi dimri shfaqet dhe më i acartë në marrëdhënien mes kryetarit të PS-së Edi Rama dhe deputetit socialist Kastriot Islami. Qëndrimi “komfortë” i Islamit detyroi kreun socialist Rama që të mos përmbajë më nervat dhe të propozojë përjashtimin e deputetit nga grupi parlamentar. Por me sa duket, ky nervozizëm nuk zgjati shumë: pas deklarimit të këtij urdhri në mbledhjen e kryesisë, diskutimi mbi të la pezull aplikimin e tij.
Diskutimet
Momentalisht asnjëra nga palët nuk bën të ditur zyrtarisht mbi veprimet e saj në vijim. Pra, as lidershipi socialist nuk ka sqaruar nëse do të ndërmerret një hap i tillë, për përjashtimin e deputetit Islami apo jo. Por as deputeti Islami nuk nxiton të bëjë publik qëndrimin e tij në rast se ditën e martë kolegët e tij në grupin kuvendor vendosin përjashtimin nga ky grupim. Megjithatë, bëhet e ditur se të dy palët zgjedhin që të jenë më të qarta dhe më të prera në vendimet e tyre pas ndezjes së debatit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në këtë mënyrë viti që vjen, veç zhvillimeve të diktuara në ligj, pritet të shoqërohet jo me pak surpriza në konfigurimin e kampeve politike.
Mbledhja e kryesisë
Ditën e premte Partia Socialiste mblodhi kryesinë e saj. Ky forum zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ku kreu i PS-së, Edi Rama nxitoi t’u paraqiste anëtarëve vizionin e tij për zhvillimet e ardhshme në kampin rozë. Kështu, gjatë këtyre punimeve, që zgjatën përreth katër orë, Rama propozoi përjashtimin e deputetit Islami, por ky mbeti vetëm në kuadrin e propozimit, pasi në fund ky forum nuk mori një vendim konkret.
“Gjyqi” për Islamin
Ligjvënësit socialistë vendosin nesër
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet gjatë ditës së nesërme, kur do të diskutojë mbi çështjen “Islami”. Nuk ka një njoftim zyrtar, i cili të bëjë me dije se do të jetë pikërisht kjo çështje ajo e cila do të jetë pjesë e takimit, por pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ditën e premte u mësua se vendimin mbi përjashtimin apo jo të deputetit Islami i takon që ta marrë pikërisht grupi kuvendor i PS-së. Megjithatë, nisur nga vetë momenti kur vjen ndërmarrja e një nisme të tillë, burime pranë kësaj partie bënë me dije se ndryshimet në përbërjen e këtij grupi parlamentar do të përcillen për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, nëse do të nisë vënia në jetë e masave ndëshkuese, kjo do të bëhet realitet vitin që vjen. Megjithatë, do të jetë mbledhja e nesërme ajo e cila të zbardhë më qartë një situatë të tillë.
Islami: 6 pyetje e një koment për Ramën
Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Kastriot Islami ka ngritur 6 pyetje ndaj Ramës si dhe ka vënë në diskutim aftësitë për llogaritjet matematike mbi koalicionet.
Perceptimi i përgjithshëm është se Prof. Meidani dallohet për moral dhe integritet të lartë ...
Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
Nga përsiatjet javore (tanimë të çrregullta) që shoqërojnë tutimet (në shqip: cicërimet) e Ramës, lidhur me bashkimin e së majtës por që në fakt përbëjnë kritika direkte ndaj Meidanit, pas sulmit banal të organizuar në Kongresin e fundit të PSSH do të shtroheshin këto pyetje:
1) Përse Rama nuk e mbajti premtimin "solemn" për bashkimin e së majtës që e deklaroi në 2005 në zgjedhjet e vitit 2009? Kishte arsye morale, dhe cilat ishin këto ndërkohë që marrëdhëniet me Metën nuk ishin ato që janë sot? Cila është përgjegjësia e Ramës që nuk e mbajti këtë premtim kur dihet që bashkimi do të sillte në pushtet të majtën e bashkuar? A e kishte të qartë Rama se një koalicion PS plus LSI në 2009 do të nxirrte PD në opozitë me jo më shumë se 68 deputetë? Apo edhe për këtë fajin e ka sistemi zgjedhor?
2) Përse për interesin e tij për t’u zgjedhur në bashki Rama bëri koalicion me Metën në 2007, gjë që se bëri në 2009? Këtë radhë kishte arsye morale dhe cilat ishin? Çfarë ndryshoi në 2009 që Rama pasi kishte bërë koalicion për interesin e tij personal në 2007 nuk arriti të bashkonte të majtën siç kishte premtuar në zgjedhjet e përgjithshme?
3) Përse në librin e tij Kurban (nuk e kam lexuar librin por nga shtypi kam lexuar pjesën që flet për Metën) që e boton në 2011 dhe pasi e ka denigruar Metën për dy vjet me radhë i jep një mundësi të dytë "për t’u bashkuar"? Çfarë elementi moral do të mund të ndryshonte Meta që të bëhej i pranuar nga Rama dhe kështu të mund të fitonte “shansin e dytë për t’u bashkuar me Ramën”?
4) Nëse nga zgjedhjet e 2013 do të rezultojë një rezultat i tillë që me mandatet e fituara nga PS dhe me mandatet e fituara nga LSI do të mund të formohet maxhorancë qeverisëse, a do të pranojë PS të bëjë koalicion me LSI (sigurisht që kjo do të varej nga LSI, por pyetja shtrohet cili do të ishte pozicioni i PS) për të sjellë socialistët në pushtet? Apo thjesht për arsye morale do ta refuzojë dhe do t’i lërë socialistët edhe katër vjet në opozitë?
5) Po ti referohemi rezultatit zgjedhor në 10 vitet e fundit dhe sidomos tri humbjeve të së majtës së përçarë në 2005, 2009 dhe 2011 dhe fitores në 2007 të së majtës së bashkuar, a do të pranonte PS thjesht për arsye morale të vazhdonte të qëndronte në opozitë duke paraqitur si arsyetim çështjen e mospërputhjes së moraleve të Ramës me atë të Metës?
6) Kur Rama flet për çështje morale me ish-Presidentin Meidani ka parasysh koalicionin Rama-Meta apo PS-LSI? E thënë më thjesht, Rama konsideron të pamoralshme Metën apo 120 mijë votuesit e LSI? Pra Rama nuk bashkohet për arsye morale dhe vazhdon të mbajë PS-në në opozitë se nuk mund të bashkohet me Metën apo me LSI?
Këto janë vetëm pak pyetje për të testuar “moralin” e përmendur në përsiatjen e së shtunës.
Së fundmi një koment nga LMN: Është jo vetëm e pasaktë por edhe e pamoralshme që Rama të pretendojë se se na bëka analiza politike e morale ndërkohë që Prof. Meidani që njihet e perceptohet publikisht për integritet dhe moral shumë të lartë na bëka analiza aritmetike. Kjo nuk është e moralshme, që t’i shesësh moral personit që si pikën më të fortë ka integritetin dhe moralin dhe të tallesh duke i thënë se flet arithmetikisht ndërkohë që kapaciteti tënd aritmetik është i ulët …
Kreu Rama çon “Kurbanin” në Greqi
“Vota e shqiptarëve që jetojnë në emigracion imperativ për PS”
Kryetari i PS, Edi Rama prezantoi librin e tij “Kurban” në Selanik të Greqisë, ku dhe zhvilloi biseda me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka vlerësuar shqiptarët që jetojnë në emigracion jo vetëm si aktorë ekonomikë të rëndësishëm në vend, por dhe si aksionerë të vyer për politikën në Shqipëri. “Unë besoj që Shqipëria në kushtet që është sot dhe mbas 20 vjetëve që kanë kaluar nuk mund ta bëjë dot kapërcimin e madh pa mbështetjen tuaj. Jo mbështetjen ekonomike, por mbështetjen politike. Kjo që po them s’ka të bëjë me interesin partiak timin, kjo ka të bëjë me një të vërtetë absolute, sipas meje”, vlerësoi kreu socialist. Ndërkohë që një vend të veçantë në fjalën e Ramës zinte dhe vota e emigrantëve, ku socialistët e cilësojnë si pjesë të rëndësishme të programit të ri të tyre. Për këtë arsye Rama e cilësoi këtë votë si “një imperativ për PS, prandaj ne do të jemi më pranë jush për të vjelë edhe mendimin se si ju dëshironi që të bëheni pjesë e zhvillimeve politike dhe demokratike të vendit”. Sipas tij, në programin e PS secili prej shqiptarëve që jetojnë në emigracion mund të japë kontributin e tij, pasi platforma politike e prezantuar në kongresin e 5 nëntorit ka ende nevojë për ide dhe kontribute. “Besoj se ne së bashku e ndajmë bindjen që në rast se Shqipëria do të ishte tjetër, shteti shqiptar do të ishte tjetër dhe mënyra se si do të funksiononte shoqëria dhe vendi ynë brenda dhe jashtë do të ishte tjetër, secili nga ata që me një pasaportë shqiptare jetojnë jashtë do të shiheshin me një sy tjetër”, vlerësoi Rama. Madje, po në këtë linjë, ai shtoi se “në qoftë se shteti shqiptar do të kishte bërë betejën e vet për vetveten për t’u ngritur në atë nivel që ju jeni ngritur, sot ne do të kishim një shtet që do t’i ngjante suksesit tuaj, që do të ishte po aq dinjitoz përpara botës sa ç’jeni ju përpara atyre që dje ju keqpritën ndërsa sot ju mirëpresin, sepse ua keni imponuar ju me punën, me aftësitë me talentin, me vullnetin, me rezistencën, me durimin dhe mbi të gjitha me dinjitetin tuaj. Këto i mungojnë shtetit shqiptar. Dhe pa ju këto shteti shqiptar zor se do t’i ketë ndonjëherë”.