E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anne Sinclair, cilësohet si gruaja e vitit

Anne Sinclair, bashkëshortja e ish-kreut të FMN-së, Dominik Shtraus-Kan është kurorëzuar si “gruaja e vitit”. Ky shpërblim moral është dhënë në sajë të një sondazhi të kryer nga lexuesit e një faqe franceze e cila quhet Terrafemina.

Përqindja e preferencës ndaj saj ka qënë e kënaqshme, pasi e kanë votuar plot 25%.

”Për gratë, Anne Sinclair në të njëjtën kohë është heroinë dhe anti-heroinë, deklaron presidenti i faqes Terrafemina, Veronique Morali. Për presidentin, femrat identifikohen me të.

Mesa duket, një vëmëndje të madhe ka marrë bashkëshortja e Kan, ndërsa ky i fundit u akuzua për sulm seksual ndaj një prej punonjëseve të hotelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›