Kosovari Uka, përgjegjës për sulmin
Arid Uka, i cili vrau dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në fillim të këtij viti është cilësuar mendërisht i aftë, sikundër përgjegjës për veprimet e tij.
Sipas psikologut Norbert Lejgraf, 21-vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, ka qënë i vetëdijshëm gjatë kohës kur ka kryer këtë akt.
Uka do të vuajë dënimin burg të përjetshëm, vetëm nëse pranohen dy akuzat ndaj tij.
Ai ka pranuar se është autori i dy vrasjeve, ndërsa ka deklaruar se ka kryer këtë sulm, pasi po përpiqej që të ndalonte ushtarët amerikanë të shkonin në Afganistan.