Gjykata: Lapsusi i Ina Ramës, ngatërroi dhe Bamir Topin
19/12/2011 Zbardhet vendimi, Kryeprokurorja gaboi kur propozoi shkarkimin e Tom Dedës
“Dekreti i Topit i pabazuar në ligj, s’duhet ta pranonte propozimin”
TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kanë shkelur procedurën ligjorë, lidhur me shkarkimin nga detyra të prokurorit të Kurbinit Tom Deda. Nisur nga shkeljet ligjore Kolegji Civil i përbërë nga pesë anëtarë me kryesues Besnik Imeraj, ka vendosur të rrëzojë dekretin me nr. 6227 të Presidentit Topi dhe rikthimin në vendin e punës të mëparshëm të prokurorit Deda. Sipas argumentimit që i ka bërë vendimit, gjykata çmon se shkarkimi i prokurorit nga detyra për një shkak të paparashikuar në ligj, çon kolegjin civil në përfundimin se akti në të cilën është vendosur shkarkimi i tij, duhet të shfuqizohet konform detyrimeve të parashikuara nga neni 118/1 të Kodit të Procedurave Administrative. Gazeta “Metropol” siguron një kopje të vendimit të Gjykatës së Lartë, në të cilën thuhet se: “Shkeljet e përmendura, në aktin e kontrollit dhe propozimin e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm për shkarkim nga detyra të Tom Dedës, mund të përbënin shkak për shkarkimin e tij, vetëm në rast se në zbatim të rregullimeve që parashikon dispozita e nenit 42 të ligjit organik të Prokurorisë, ky prokuror do të ishte vlerësuar “i paaftë”. Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se Kryeprokurorja i ka paraqitur gabim Presidentit Topi, propozimin për shkarkimin e prokurorit Deda. Sipas vendimit, mund të jetë një lapsus i Kryeprokurores Ina Rama, e cila i ka paraqitur propozimin për shkarkim duke u bazuar në nenin 32 germa “b” dhe nenit 33 pika 1 gema “ç” pika 3 të ligjit nr. 8737. Gjykata çmon se kjo kërkesë e Ina Ramës duhet të mos ishte pranuar nga Presidenti Topi, pasi vinte në kundërshtim të hapur me dispozitën e nenit 27 pika 3 germa “b” të ligjit të sipërcituar. Gjykata në argumentimin e saj thotë se neni 32 germa “b” ka shërbyer për shkarkimin e Dedës, por në fakt ajo nuk parashikon si masë disiplinore shkarkimin nga detyra. Më tej në vendimin e gjykatës thuhet se Kryeprokurorja ka bërë një lapsus, duke sjellë më pas dhe shkeljen e procedurës ligjore gjatë shkarkimit të prokurorit të Kurbinit Tom Deda. E. Qyno