Basha unifikon qendrimin me aleatet Eljona Ballhysa
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi maxhorancen e re qeverisese se po shkelmon parlamentarizmin. Gjate pasdites se djeshme kryetari i PD-se thirri ne nje takim kreret e partive aleate. Ne seline e PD-se, Basha bisedoi me kreret e partive te djathta, konkretisht me Fatmir Mediun, Nard Ndoken, Shpetim Idrizin dhe Dashamir Shehun, me te cilet vendosi te mbajne nje qendrim te unifikuar ne seancen e sotme parlamentare. Basha tha se ne rast se nuk merret ne konsiderate kerkesa e PD-se per te shtyre diskutimet per programin e qeverise qe eshte ne interes te publikut, atehere opozita do te ndjeke te gjithe rruget ligjore per te kundershtuar. “U themi te terhiqen sa nuk jane vone nga keto qendrime qe nuk perfaqesojne BE-ne. Nese nuk reflektojne lidhur me qendrimin e papranueshem ne raport me programin e tyre, opozita do te ndermarre cdo veprim. Pergjegjesia eshte e tera e maxhorances. Bejme thirrje te shmanget konfliktualiteti dhe provokimet, te sigurohet koha e nevojshme e barabarte qe kjo opozite i ka dhene ne kohen kur ishte maxhorance asaj opozite. Qendrim i unifikuar do te thote se jemi gati te ndermarrim cdo veprim per te mbrojtur parimin e shenjte te llogaridhenies dhe kontrollit parlamentar, per te perdorur cdo mjet te ligjshem. Shpresoj te gjendet gjuha e nevojshme”, - deklaroi Basha, pas takimit perreth 30 minuta qe zhvilloi me aleatet e djathte. Ai tha se grupi parlamentar i PD-se kerkon te zhvilloje nje debat te qytetaret me pyetje dhe pergjigje ne lidhje me premtimet e bera nga maxhoranca e re per legalizim e shendetesi falas, per ulje te taksave e ulje te cmimit te energjise elektrike, si dhe per ceshtje te tjera te interesit publik. Me heret Basha tha se legjislatura e re nis me mendesi te vjeter dhe me nje kulture te vjeter komunikimi nga ana e maxhorances se re. “Sot duhej ishte nje dite e vecante per qytetaret shqiptare. Nis nje legjislature e re dhe fillon konstituimi i Parlamentit, por akoma pa u permbyllur procedura e konstituimit te Parlamentit qytetaret shqiptare dhe opozita e tyre ne parlament, po perballen me nje mendesi te vjeter, me nje kulture te vjeter komunikimi, me nje tentative per te shkelur parimet e sapo premtuara te transparences ndaj qytetareve shqiptare te gjitheperfshirjes ne cdo debat, duke nisur me shkelmimin e praktikave parlamentare per debatin me fillestar, per gjenezen e cdo legjislature dhe cdo qeverisje qe buron nga legjislatura, ate te konstituimit te qeverise”, eshte shprehur Basha.
“Kryetari i ri i Kuvendit te mos shkele standardet”
Ne fjalen e tij kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua drejtperdrejte kryetarit te ri te Kuvendit, Ilir Metes qe te respektoje standardet parlamentare te vendosura deri tani. Sipas Bashes, Meta te mos lere fjalet qe tha ne Kuvend, t’i marre era. “I bej thirrje kryetarit te ri te Kuvendit, t’i qendroje besnik fjaleve qe sapo tha. Fjale qe akoma nuk ja ka lene eterin aoles se Kuvendit dhe te rivendose, nese jo nje standard te ri, te permiresuar sikunder premtoi, te pakten te respektoje standardin e premtuar deri tani, duke i dhene kohen e nevojshme parlamentit dhe opozites per t’u njohur me programin dhe per te pergatitur nje debat dinjitoz dhe transparent mbi programin e paraqitur”, - eshte shprehur Basha.