E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha vlerëson bashkëpunimin policor me Gjermaninë

“Arritjet në luftën kundër krimit, korrupsionit e trafiqeve dhe progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit përbëjnë një bazë solide për forcimin e sigurisë, zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh në takim parlamentarja bavareze Mannle.

Ndërkohë, Presidenti i Policisë së Bavarisë, ëaldemar Kindler dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Klaus Bayerl vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit me policinë shqiptare, të konkretizuar edhe me operacione të përbashkëta policore.

Fondacioni “Hanns-Seidel” vepron në Shqipëri që prej vitit 1992 duke realizuar projekte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e administratës vendore dhe procesit të decentralizimit të qeverisjes vendore, për mbështetjen e strukturave të shtetit ligjor e në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin policor mes të dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri Basha e cilësoi shembullor bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet policore gjermane, si dhe shprehu falenderimin për ndihmën e dhënë nga Fondacioni “Hanns-Seidel” në drejtim të policisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›